muqa 900
vala
vipa
Fillimi / Kalendari kombetar / Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, muaji prill
Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, muaji prill

Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, muaji prill

Më 1 dhe 2 të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstratat më masive e pas luftës së dytë Botërore, në Kosovë e më gjerë. Me të aguar ajo ditë e pranverës së atij viti, mijëra demonstrues kishin vërshuar në të gjitha rrugët e sheshet e Prishtinës, por edhe në disa qytete të Kosovës, duke brohoritur: “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. “Jeni shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Bashkim-Bashkim”. “Trepça punon Beogradi fiton e parulla të tjera. Me protestuesit ishin bashkuar edhe mijëra punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë dhe të ndërmarrjeve të tjera, si dhe shumë liridashës, studentë, nxënës e punëtorë nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit.  2 prilli i vitit 1981, shënon edhe fillet e kryengritjes së përgjithshme në disa segmente të luftës së armatosur, në Besi, ku nxënës, studentë e punëtorë disa fshatrave të Llapit çarmatosen njësitë rezerviste të milicisë, që vinin si përforcime nga Serbia, me qëllim për t’i shuar me gjak protestat. Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 kanë rënë dëshmorë: Naser Hajrizi Asllan Pireva, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sherif Frangu dhe Nesimi Dervishdana.  Po atë dit kreu komunist i Jugosllavisë kishte marrë vendim për “Shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit” prej 3 deri më 18 prill, me ndalesë rigoroze të grumbullimit të më shumë se tre personave, dhe orë policore nga ora 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit. Në Kosovë ishin dislokuar mijëra forca të njësive speciale, rezerviste, forca të caktuara të Armatës dhe një klasë e tërë e agjentëve të sigurimit të shtetit.

Më 2 dhe te  prill të vitit 1981, rinia revolucionare e disa fshatrave të Llapit ishte tubuar në Besi, fshat i komunës së Prishtinës, me qëllim për të mos lejuar hyrjen e forcave intervencioniste serbe,  në Prishtinë, në kohën kur kishin eskaluar protestat e demonstratat, me ç rast milicia e Jugosllavisë kishte vrarë nëntë protestues dhe kishte plagosur qindra të tjerë. Ata kishin arritur që më 2 prill të atij viti, të ndalojnë disa kamionë me policë serbë, të cilët i çarmatosin, ua kishin rrëmbyer rreth 150 armë, si dhe municion e pajisje lufte. Kishin vendosur  postbllokun në Besi, dhe nuk kishin lejuar  hyrjen e automjeteve shtetërore të Serbisë të  depërtonin në drejtim të Prishtinës. Më tre prill, ata kanë sulmuar një helikopter të policisë serbe, i cili kishte vëzhguar mbi malet e Besisë, ku ishin pozicionuar  flamurtarët e parë të Kosovës Republikë.

Në grupin të rriturve  kanë qenë:

Ruzhdi Hajdini, nga fshati Miroc, Sami Leci nga fshati Barilevë, Zijadin Hoxha nga Prishtina, Vehbi Leci nga Barileva, Osman Krasniqi nga Bërnica e Epërme, Ibush Kelmendi nga fshati Prugoc, Agim Selmani nga Barileva, Agim Leci, po ashtu nga Barileva, dhe Hajrullah Dragusha nga Prugoci. Të gjithë janë dënuar me dënime maksimale me burg të rëndë dhe janë transferuar nëpër burgjet më famëkëqija të Jugosllavisë. Mesatarja e dënimit 12 vjet burg.

Grupi i dytë i të rriturve:

Zymer Krasniqi nga fshati Besi, Bajram Syla nga Rimanishta, Qerim Arifi nga Rimanishta, Nagip Bllaca, nga Besia, Naim Statocvi, nga fshati Prugovc, Sadik Dragusha, nga fshati Prugovc, Shaban Dragusha, po ashtu nga Prugovci, Ramadan Rexha nga Rimanishta, Enver Koliqi nga fshati Lupç i Poshtëm, Nexhmedin Pireva nga fshati Lupç, Sadri Berisha nga fshati Drenovc. Të gjithë janë dënuar me burg të rëndë. Disa nga këta janë ridënuar gjatë mbajtjes së burgut.

Grupi i tretë  i miturve:

Afrim Bllacaku, Agim Selim Leci, Naser Rexha, Shemsi M. Leci, Fadil Shala, Ekrem Dragusha, Avni Llumnica, Veton Osmani, Xhemshir Leci, Pajazit Ndreca, Nexhat Dragusha, Osman H. Abdullahu, Sami Abdullahu, Osman S. Abdullahu, Ismajl Koliqi, Zenel Krasniqi, Lutfi Leci, dhe Xhafer Fetahu, në gjithë nën moshën 18 vjeçare. Të gjithë janë dënura prej 1 deri në 5 vjet burg për të mitur, por janë transferuar nëpër burgjet e Jugosllavisë, madje edhe në Goli Orok, në Gulagun e Jugosllavisë. Të gjithë janë ndëshkuar fizikisht dhe janë ndjekur e izoluar edhe pas kryerjes së dënimit.

Qëndresa heroike në Besi, demonstratat në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës, më 1.2 dhe 3 prill 1981,  bënë  që krerët më të lartë të shtetit dhe armatës jugosllave të shpallin gjendjen e luftës dhe shtetrrethimin në Kosovë,  prej 3 deri më 18 prill, të atij viti. Ishte ndërprerë mësimi në të gjitha nivelet e shkollimit, ishte ndaluar tubimi i më shumë se tre personave në një vend, kishte filluar kontrollimi  dhe bastisja në të gjitha familjet e dyshuara, ishte aplikuar ora policore prej orës 20.oo deri në orën 6.00 të mëngjesit dhe një varg masash të tjera represive.

Më 2 prill të vitit 1981, kreu politik dhe ushtarak i RSFJ-së kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit në Kosovë, e cila parashihej të zgjaste deri më 18 prill të atij viti. Ishte ndërprerë mësimi në të gjitha nivelet e shkollimit, ishte ndaluar tubimi i më shumë se tre personave në një vend, kishte filluar kontrollimi  dhe bastisja në të gjitha familjet e dyshuara, ishte aplikuar ora policore prej orës 20.oo deri në orën 6.00 të mëngjesit dhe një varg masash të tjera represive.

Më 1 dhe 2 prill të vitit 1999 serbët kanë masakruar më shumë 60-të shqiptarë të një lagjeje të Gjakovës.

Më 1 prill, të vitit 1999 në fshatin Lubeniq të Pejës, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë barbarisht rreth 90  shqiptarë, burra gra pleq e fëmijë nga  radhët e popullatës civile.

Më 2 prill të  vitit 1999, dita kur në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe veçuan disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1.500 shqiptarëve, të cilët kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri. Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës i rrethuar me tanke pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 djem të rinj, ndër të cilët edhe 11 të mitur. Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krimin në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 prej atyre djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, në varrezën e cila është gjetur pranë liqenit të Peruçës, në komunën e Bajina Bashtës.

Më 4 prill të vitit 1981, pasi kreu politik dhe ushtarak i RSFJ-së kishte shpallur gjendjen e shtetrrethimit në Kosovë, e cila parashihej të zgjaste deri më 18 prill të atij viti, ishte ndërprerë mësimi në të gjitha nivelet e shkollimit, ishte ndaluar tubimi i më shumë se tre personave në një vend, kishte filluar kontrollimi  dhe bastisja në të gjitha familjet e dyshuara, ishte aplikuar ora policore prej orës 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit dhe një varg masash të tjera represive.

Më 5 prill të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake  serbe i pushkatuan 98 banorët të fshatit Rezallë të Drenicës. Nga masakra e Rezallës vetëm kanë shpëtuar të gjallë vetëm tre banorët , ndërsa deri në vitin 2014  44 konsideroheshin të zhdukur. 28 prej tyre u rivarrosen me 5 prill të vitit 2014 ndërsa 16 të tjerë vazhdojnë të trajtohen të zhdukur. Trupat e 28 banorëve të  Masakrës së Rezallës u gjenden në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

Më 5 prill 2016 Ka vdekur në Zagreb akademiku dhe historiani i nderuar shqiptar,  Zef Mirdita. Ai lindi më 13 mars 1936, në Prizren. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, u diplomua në filozofi në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Një kohë  punoi profesor në Gjimnazin e Prizrenit e më pas ligjëroi historinë e vjetër dhe gjuhën latine në Universitetin e Prishtinës. Ishte njohës i periudhës ilire të historisë shqiptare.

Më 5 prill të vitit 1873 lindi, Hafiz Ali Korça, atdhetar, rilindës, klerik islam, dijetar dhe politikan. U lind në Korçë, në një mjedis të pastër, patriotik, fetar e kulturor. Ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngritën lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Ka qenë anëtarë  në Komisinë Shqip në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin “Bolshevizma a shkatërrimi i njerëzimit”. Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës.

Më 5 prill të vitit 1912 në Medvegjë të Kosovës Lindore  lindi Veli Dedi,  luftëtar internacionalist i Spanjës, pjesëmarrës në LANÇ, gjeneral i Ushtrisë së Shqipërisë, Hero i Popullit.

Më 6 prill të vitit 1938 ra heroikisht në Spanjë, Ramiz Varvarica, njëri ndër luftëtarët internacionalistë shqiptarë, emëro i Brigadës Garibaldi. Në mesin e luftëtarëve internacionalistë shqiptarë, që luftuan fashizmin e Frankos në Spanjë në vitet 1936- 1938 ishte edhe  Ramiz Varvarica. Ai ishte në mesin e vullnetarëve nga Shqipëria e trojet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë së pushtuar nga Jugosllavia despotike e monarkike. Në luftën e Spanjës  kanë marrë pjesë edhe:  Xhemal Kada, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Petro Marko, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muço Podgorani, Skënder Luarasi, Dhimitër Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muço, Emin Agolli, Feim Muço, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano, e shumë të tjerë. Ramiz Varvarica  u lind në vitin 1900, në familjen e Fejzullahut.

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave tokësore dhe 150 aeroplanë e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë.

Më 7 prill të vitit 1939 ra duke luftuar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë Mujo Ulqinaku ishte njëri  ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili më 7 prill  organizoi qëndresë të  armatosur kundër pushtimit fashist italian. Hero i Popullit, Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896. Që në moshë të vogël hyri ishte ndihmës detar he më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Me gradën e nënoficerit në  një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogël shqiptare e drejtuar kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit. Atë ditë ranë heroikisht 12 atdhetarë shqiptarë në krye me Mujo Ulqinakun.

Më 9 prill 1999 kanë rënë heroikisht luftëtaret e lirisë së Kosovës Mukadeze Lika- Muhaxheri, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu.

Më 9 prill 1999 në “Lagje të Re” të Rakocit të Kaçanikut kanë  ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku dhe Kadri Trena.

Më 9 prill të vitit 1999 filloi Beteja e  Koshares. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një operacion të shkallë të gjerë për ta thyer kufirin dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës, Me këtë qëllim ishte projektuar operacioni “Shigjeta”,dhe më 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares. Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të atij viti shënoi një fitore të fortë  për UÇK-në. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 9 prill 1931 vdiq Muharrem Rushiti, atdhetar dhe komandant i çetave çlirimtare tp Çamërisë, politikan, pjesëmarrës në Luftën  e Vlorës të vitit 1920.

Më 9 Prill të vitit 1961 në Suresnes afër Parisit vdiq, Ahmet ZoguMë 8 Prill të vitit 1939 pasi nuk kishte organizuar mbrojtjen e Shqipërisë nga Italia Fashiste ikë nga vendi me familjen dhe një pjesë të Gardës Mbretërore dhe  vendoset në Greqi dhe fillon jetën në mërgim. Duke iu trembur një reagimi negativ nga ana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherë Romën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetësh nuk do të lejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike në Greqi. Ka qenë i njohur për rezistencën e armatosur të Matit të Lumës kundër ushtrive serbe e sllave gjatë Luftërave Ballkanike. Edhe pse armik i Jugosllavisë, në vjeshtë të vitit 1924 ikë në Jugosllavi, dhe gjatë qëndrimit në Beograd  pajtohet me Nikolla Pashiqin dhe kërkon ndihmë ushtarake në përmbysjen e regjimit demokratit të Fan Nolit. Është figurë kontroverse e historisë së kombit shqiptar, të cilit nuk mund t i mohon edhe meritat, por as vrasjen e atdhetarëve më të dalluar të kombit si: Bajram Curri, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina e të tjerë.

Më 10 prill 1921 lindi Mustafa Krantja, dirigjent, profesor Atrist i Popullit.  Ka qenë dirigjent i operave të para shqiptare: “Mrika, Skënderbeu, Halili dhe Hajrija”

Më 11 prill të vitit 1999,  në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor,  Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak  dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin e komandantëve që kishin projektuar planin  për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin e mbante nën kontroll të fortë dhe me arsenal të jashtëzakonshëm ushtarak armata e kriminelit Millosheviq. Palët ndërluftuese në Frontin e Kosharës kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë dhe prapavija e çlirimtarëve ishte më e sigurt. Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, çlirimit të Kosovës i ka dhënë 140 dëshmorë në mesin e tyre edhe tre luftëtarë internacionalistë, nga Italia, Françesko Bider,  nga Franca, Pjer Arno Pajar  dhe nga  Algjeria, Murad Muhame Ali. Në mesin e komandantëve të njohur kanë rënë edhe Salih Çeku, Abaz Thaçi e të tjerë.

Më 11 prill 1872 lindi Aleksandër Stavri Drenova, ASDRENI. Atdhetar demokrat, poet, rilindës, autori i Himnit Kombëtar të Shqipërisë. Vdiq në Bukuresht të Rumanisë  në votin 1947.

Më 11 prill të vitit 1876 lindi Salih Gjuka, atdhetar Mësues i Popullit. Mësues në shkollën shqipe të Selanikut. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës në nëntor të vitit 1912 në cilësi të delegatit të Dukagjinit, Plavës e Gucisë.  Ishte përkrahës i Revolucionit Demokratik Borgjez të Fan Nolit. Vdiq në Tiranë në vitin 1925.

Më 11 prill të vitit 1985 vdiq Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë prej vitit 1945 deri në vitin 1984. Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi dhe drejtuesi kryesor PKSH-së, PPSH-së, RPS të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Parti e Punës së Shqipërisë). Prijës partizan me bindje komuniste, marksiste leniniste, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura ndër më të  rëndësishmet të  kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.

Më 12 prill të vitit 1922 vdiq Spiro Dine, atdhetar, folklorist, Në veprën “Valët e Detit”  prezantoi këngë folklorike dhe poezitë e tij. Ka qenë bashkëkohës dhe bashkëveprimtar i Thimi Mitkos. Vdiq në Egjipt.

Më 12 prill 1944 u vra Dervish Hekali, atdhetar, partizan, Heroi i Popullit

Më 13 prill të vitit 1985  vdiq Dervish Shaqa, atdhetar dhe rapsod i njohur i Dukagjinit. I ndjekur nga regjimi serb ka emigruar në Shqipëri ku me këngët e tij atdhetare ka ushtruar ndikim dhe frymëzim në kalitjen e vetëdijes çlirimtare të shqiptarëve nga robëria jugosllave.

Më 13 prill të vitit 1989 vdiq, Avni Zajmi. Ishte atdhetar, mësues, sportist i dalluar. Ka qenë sekretar i Hasan Prishtinës. Anëtar i Shqoërisë “Bashkimi”, shok i ngushtë i Avni Rrustemit.

Më 14 prill 1779 lindi Teodor Kollokotroni,  arvanitas, arbëresh i Greqisë, kapedan popullor, pjesëmarrës në luftë për çlirimin dhe pavarësinë e Greqisë.

Më 15 prill 1924, në Shkodër u lind Jup Kastrati.   U shkollua në Shkodër, më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino. U kthye shpejt në Shqipëri.

Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në “Campo Concetramento”, në kodrat e Tepes në Shkodër, pastaj është mbajtur si peng në Kosovë, në burgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943. Pas çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Tema e tij e diplomës titullohet: “Kontribute për studimin e Ndre Mjedes” më 1958. U bë Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me disertacionin “Historia e gramatologjisë shqiptare” (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor.

Jup Kastrati ka shërbyer në arsim 47 vjet (1946-1993) nga të cilat 37 vjet në shkollën e lartë. Është një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, më 2 shtator 1957, dhe ka punuar shumë për themelimin e Universitetit të Shkodrës. Është dekoruar me urdhrat “Mësues i Popullit” si dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ka qenë shef i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës më 1973-1990.

Ka ka mbajtur ligjerata shkencore në universitetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Kalabrisë, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Është autor i shumë librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra. Titujt shkencore perfshijne: Docent, Doktor i Shkencave, Profesor…

16 prill 1999 ranë dëshmorë: Mehdi Bytyçi dhe Sylejman Bytyçi nga fshati Arllat i Drenasit. Gjatë një qëndrese të fuqishme për të mos i lejuar forcat serbe të depërtonin në fshatin Arllat në kohën kur popullata e fshatit po depërtonte drejt maleve, kanë rënë duke luftuar trimërisht dëshmorët, Mehdi Bytyçi, ndërsa Sylejmani Bytyçi, kishte vdekur nga plagët dy javë më vonë.

17 prilli i vitit 1937 shënon datën e  Njohjes kanonike e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse së Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike, në Stamboll, në kohën e Patriarkut Beniamini I, ku u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri”, me në krye Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofor Kisi. Kishën Autorqefale Shqiptare të cilën e përfaqësoi Fan Noli, u rrënua në vitin 1991, kur në krye të kësaj kishe me presionin e Greqisë dhe lejen që mori nga Ramiz Alia dhe Sali Berisha u emëruar greku antishqiptar, Janullatos, i cili shkatërroi krishterimin burimor shqiptar dhe e futi në grigjen e ortodoksisë greke e serbe. Vetëm Kisha Shënm Maria në Elbanan , në krye me At Nikollë Markun i ka shpëtuar greqizimit të Kishës ortodokse shqiptare.

Më 17 prill 1999 na në Koshare Ismet Mustafa. Lindi më 22 dhjetor 1970 në fshatin Çerkez të Kumanovës, nga babai Esati dhe nëna Kadrije, vdiq më 17 prill 1999. Trupi i tij prehet në përjetësi në varrezat e fshatit Çerkez të Kumanovës.

Vangjel Grabocka lindi më 18 prill të v. 1913 në fshatin Grabockë të Korçës. Në korrik të vitit 1950 ishte një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës. Në këtë teatër ai ka interpretuar më se 200 role, ku përmendim filmat: “Armiku i Popullit”, “Lulja e kujtimit”, “Hijet e natës”, “Kopraci”, “Doktor pa dashka”, “Këneta” etj. Në kinematografi luajti rreth 25 role, kryesisht role të dyta ose episodike. Karriera e tij fillon me një rol episodik në të parin film tërësisht shqiptar “Tana” në vitin 1958. Me tej do të vazhdonin interpretimet e tij të arrira në shumë role si: roli i Bamkë Qylollarit në filmin “I teti në bronz” në vitin 1970, roli i Dine Çobanit në filmin “Përballimi” në vitin 1976, roli i Rushanit në filmin “Streha e re” në vitin 1977, roli i gjyshit të Gonit në filmin televiziv “Me hapin e shokëve” në vitin 1979, roli i Idriz Cenkos në filmin serial televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Kryeplakut në filmin “Kush vdes në këmbë”, roli i xha Gores në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, Zonja nga qyteti etj. Për meritat e tij artistike Vangjel Grabocka është vlerësuar më titullin “Artisti i Merituar”. Ndahet nga jeta në vitin 2008.

18 prill  lindi Ibrahim Kodra, profesor piktor i njohur në Shqipëri dhe në Itali

Më 18 prill lindi Nermin Vlora-Fallanski, mbesa e Ismail Qemalit

Më 18 prill ranë duke luftuar në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës: Mentor Morina, Halim Bajraktari, Mentor Gashi, Islam Kastrati dhe Ramadan Bytyçi.

Më 19 prill 1999 kanë rënë dëshmorë:  Asllan Canë Dina, Leonard Dedë  Paluca, Selman Bekë Lajçi, Salih Beqir çekaj, Behxhet Musli Brajshori, Besim Ragip Berisha, Fatos Shefqet Limani, Fejzullah Sokol Graiçevci, Fisnik Alajdin Ibrahimi, 1999 Hysni Tema, Shaip Jahir Pacolli, Shefqet Fazli Mustafaj, Besnik Lajçi, Muhamet Sokoli, Mejdi Abdullah Korrani e të tjerë…

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një ditë më vonë, më 21 prill, edhe në Fushë të Shtimes është zhvillua Beteja e madhe mes forcave turke në krye me gjeneralin,  Dervish pasha, i cili kishte ardhur me qëllim që ta thyente Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe forcave kryengritëse shqiptare të Kosovës, Dukagjinit e Malësisë së Gjakovës, në krye me Sylejman Vokshin, komandant i Forcave të LSHP-së, të cilët kishin zënë pozicione përballë Ferizajt, në fshatrat Slivovë e Koshare. Atë ditë, gjatë luftimeve fyt për fyt me forcat turke që kishin epërsi të madhe në ushtarë dhe teknikë lufte, kishin rënë në logun e trimërisë: Mic Sokoli, Smajl Hyseni dhe rreth 400 luftëtarë të Lidhjes, ndërsa me urdhët të Dervish Pashës  ishte varur, Sefë Mahmut Kosharja, heroi i Luftës së Plevnes së vitit 1877. Përveç, Mic Sokolit, Smajl Hysenit, nga radhët e komandantëve të luftës kanë rënë edhe: Rrustem Sadria, Mehmet Smajli, Seit Suhareka, Ali Brahimi e të tjerë. Ishin ekzekutuar pa gjyq, Mulla Hysen Shtimja  dhe Ali Nimani oficer i karrierës, e luftëtarë të tjerë.

Në luftime kishin marrë pjesë edhe Ali Ibra e Binak Alia nga Malësia e Gjakovës,  paria e Drenicës, në krye me Januz Çupin, pastaj Isa Boletini në moshë jo madhore dhe shumë personalitete të njohura të kohës.

Më 21 prill 1996 vdiq Skënder Anamali, profesor arkeolog. U lind në Shkodër në vitin 1921.

Më 22 prill 1865 lindi Petro Nini Luarasi, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, Mësuesi i parë i shqipes, publicist e atdhetar.  Në vitin 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe, pastaj u hapen edhe shkolla të tjera në rrethin e Korçës. E helmoi kisha greke më 17 gusht të vitit 1911, për shkak të përhapjes së shkollave  dhe arsimit shqip.

Më 22 prill 1885 lind,i Hilë Mosi, poet, gazetar, atdhetar e demokrat. Ka qenë pjesëmarrës në zhvillimet luftarake e politike të kryengirtitjeve shqiptare në vitet 1910 1912 që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shripërisë.

Më 23 prill 1998 kanë rënë dëshmorë luftëtarët e lirisë Bekim Mazrekaj dhe Selman Brahim Lokaj. Më 23 prill 1999  kanë rënë dëshmorë Tahir Abaz Mazrekaj dhe Bekim Salih Alijaj

Më 24 prill 1999 ka rënë në altarin e lirisë, Sokol  Zeqir Nikçi

Më 25 prill të vitit 1656 lindi atdhetari arbëresh Gjergj Guxetta, themeluesi i Kolegjit arbëresh të Palermos. Në këtë kolegj kanë kryer studimet, Gavril Dara i Riu, Xhyzepe Kripsi, Dhimitër Kamarda, Kolë Kamarda, Gajtano Petrota e shumë të tjerë.

Më 25 prill të vitit 1948, forcat diversante në Shqipëri vranë në pritë dy aktiviste të pushtetit popullor, dy vajza të reja, Prenda Tarazhi dhe Marta Tarazhi, të cilat propagandonin lirimin e femrave nga kthetrat e Kanunit të maleve  dhe prapambetja shekullore.

Më 26 prill të vitit 1915 u nënshkrua Traktati i fshehtë i Londrës, ku parashihej që Fuqitë e Atlantës, Anglia Franca dhe Rusia ta lejonin Italinë, Serbinë e malin e Zi  t’  i copëtonin tokat shqiptare

Më 26 prill të vitit 1913 lindi, Tuk Jakova, personalitet i shquar i LANÇ-së dhe i ndërtimit të vendit, Hero i popullit. Në vitin 1955 për shkak të bindjeve të tij liberale u përjashtua nga partia, pastaj u arrestua dhe u dënua me burg. Vdiq në Spitalin e Burgut të Tiranës në vitin 1959.

Më 27 prill të vitit 1999 forcat ushtarake dhe policore serbe ekzekutuan e masakruan 377 shqiptarë

Më 27 prill të vitit 1999 forcat ushtarake e policore  serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër i 377 shqiptarëve gra e burra pleq e fëmijë. Kjo është maskara me numrin më të madh të masakruarve shqiptarë nga serbët gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Më 27 prill të viti 1914 lindi, Shefqet Musaraj, njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë të kohës së pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Veprat më të njohura të Musarajt janë: Romini në dy pjesë Para Agimit, Epopeja e Ballit Kombëtar, Isha unë Çobo Rrapushi, Unë Mato Labi konservator, Të shkuara të harruar e shumë vepra të tjera.

Më 28 prill të vitit 1949 u vra Nexhat Agolli, luftëtar i LANÇ-së, atdhetar, intelektual. Ai u lind në Dibër të Madhe në vitin 1913. Pas luftës mori pjesë në strukturat politike e ushtarake të Maqedonisë, por që në fillim nuk u pajtua me mohimin që iu bë shqiptarëve për vetëvendosje dhe fillimin e diskriminimi të tyre mbi baza kombëtare. U etiketua si nacionalist dhe irredentist nga forcat sllavomaqedone dhe u burgos. U pushkatua në Burgun e Shkupit më 28 prill të vitit 1949.

Më 28 prill të vitit 1999, kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Milazim Mavraj, Shaban Fetah Hajzeraj, Shahin Ramadan Gashi

Më 29 prill të vitit 1960 u transmetua programi i parë televiziv shqiptar, i cili me shpejtësi u zhvillua dhe ushtroi ndikim të madh në informimin e popullit, edukimin dhe arsimin kombëtar, por edhe ideologjik.

29 prill 1999 gjatë luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake e policore serbe, kanë rënë dëshmorë: Elfir Maliq Brahimi, Sinan Sahit Thaçi, Eset Ismail Maloku, Sylejman Xheladin Bytyçi, Razë Potera, Jakup Bajram Demalijaj.

Më 30 prill të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Komandanti i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci në zonën Operative të Drenicës,  Ilaz Ismail  Kodra pastaj Antigonë Fazliu, Lutfi Avdush Musiqi, Bajram Mehmet Aliu, Ferat Xhafer Dvorani, Hamdi Kadri Ferati,  Hysni Xhafer Dvorani, Imer Fazli Dvorani, Isa Adem Ferati, Nuhi Lan Dvorani,  Sejdi Smajl Kralani, Afrim Krasniqi e të tjerë.

 

 

 

 

….

 

Dëshmorët e UÇK-së të rënë në  muajin prill 1999

Arkivi i Radios-Kosova e Lirë

Dëshmorët e UÇK-së të rënë në  muajin prill 1999.

Nga evidenca e Redaksisë së Radios-Kosova e Lirë për emisionin ditor “Heroizmi i dëshmorëve të lirisë.

Lista nuk është e plotë.

Ndërkohë plotësohet me të dhëna të reja. 

 

PRILL

 

1 prill 1999 Ramë Salih Bytyçi

1 prill 1999 Vezir Hazir Kolshi

1 prill 1999 Xhavit Hazir Kelmendi

1 prill 1999 Raif  Sabit e Tefik Babatinca

2 prill 1981 Naser Hajrizi e Asllan Pireva

2 prill 1999 Blerim Saraqi

2 prill 1999 Elmi Murat Lestrani

2 prill 1999 Enver Eqrem Duraku

2 prill 1999 Haradin Asllan Bajrami

2 prill 1999 Salih Selman Bytyqi

2 prill 1999 Shefket Ahmet Muhadin

2 prill 1999 Sylejman Melit Bytyqi

2 prill 1999 Visar Idriz Miftari

2 prill  981  Salih Abazi

2 prill 1981 9 martiret e rënë në protestat e vitit 1981

3 prill 1999 Arton Ahmet Mehmetaj

3 prill 1999 Kujtim Avdyl Qollakaj

3 prill 1999 Fehmi Miftar Shala

3 prill 1999 Hajrullah Sylejman Abdullahu

3 prill 1999 Hysen Rifat Sopaj

3 prill 1999 Jahir Shaban Mazreku

3 prill 1999 Maliq Mehmet Sopaj

3 prill  1999 Deshmoret e majes se Kikes

4 prill 1999 Fitim Islam Duraku

4 prill 1999  Razim Daut Hasaj

4 prill 1999 Sylejman Rrahim Statovci

4 prill 1999 Halim Rrahman Statovci

4 prill 1999 Ilir Hoxha

4 prill 1999 Mustafë çeku

4 prill 1999 Zaim Muça

4 prill 1999 Afrim Selim Gjuraj

5 prill 1999 Qazim Hamëz Shala

5 prill 1999 Mirali Ymer Sejdiu

5 prill 1999 Curr Osman Aliqkaj

5 prill 1999 Avdyl Beqiraj

5 prill 1999 Naser Brahimaj

6 prill 1999 Sadri Azem Zeneli

6 prill 1999 Xhemail Berisha

7 prill 1999 Bedri Musli  Demaku

7 prill 1999 Imer  Sadik Shala

7 prill 1999 Xhavat Haxhi Demaku

7 prill 1999 Zeqir Isuf Gashi

7 prill 1999 Jusuf Ferizi

7 prill 1999 Beqë Sefer Gashi

8 prill 1999 Halit Sokol Qallapeku

8 prill 1999 Elez Berisha

8 prill 1999 Ukë Qelaj

9 prill 1999 Blerim Ramadan Raka

9 prill 1999 Lumnije  Sherif Raka

9 prill 1999 Mukadeze  Lika – Muhaxheri

9 prill 1999 Abit Ramiz Dullovi

9 prill 1999 Abush Liman Loku

9 prill 1999 Bashkim Ramadan Jasiqi

9 prill 1999 Emsale Izjadin Frangu

9 prill 1999 Fatmir Avdyl Horuni

9 prill 1999 Ilir Ejup Zharku

9 prill 1999 Izahir Gani  Troni

9 prill 1999 Jehona Sabit Raka

9 prill 1999 Kjani Menduh Bela

9 prill 1999 Minir Bedri Thaçi

9 prill 1999 Muhamet Zeneli

9 prill 1999 Nevzat Mehemt Qallaku

9 prill 1999 Nexhmush Qamil Elezi

9 prill 1999 Nexhmush Rexhep Fera

9 prill 1999 Raif Azem Krivanjeva

9 prill 1999 Remzi Shaqir Zharku

9 prill 1999 Reshat Sahit Shehu

9 prill 1999 Shefket Nazif Fera

9 prill 1999 Sylejman Rafiz Kuka

9 prill 1999 Nehat Izahir çaka

9 prill 1999 Fadil Ixahir çaka

10 prill 1999 Salih Adem Qerimi

10 prill 1999 Gzim Rama

11 prill 1999 Agim Htsni Ramadani

11 prill 1999 Rrahman Jetullah Tafa

11 prill 1999 Fadil Xhemajl Bunjaku

11 prill 1999 Sylejman Adem Shala

12 prill 1999 Xhafer Hysen  Mehmetaj

12 prill 1999 Bekim Halit Krasniqi

12 prill 1999 Fazli Halil Krasniqi

12 prill 1999 Izet Rexhep Shatri

12 prill 1999 Musli Kadri Krasniqi

12 prill 1999 Ali Daut Ivaja

12 prill 1999 Emin Kadri Krasniqi

12 prill 1999 Hamdi Hajzer Qallapeku

12 prill 1999 Mehmet Qallapeku

12 prill 1999 Muhamet Asllan Gashi

12 prill 1999 Mujë Qallapeku

12 prill 1999 Nezir  Salih Mujaj

12 prill 1999 Rrahim Islam Bajraktari

12 prill 1999 Skender Malush  Maraj

12 prill 1999 Smajl Tafil Fetahaj

12 prill 1999 Ekrem Daik Dili

12 prill 1999 Ramiz Isuf Shala

12 prill 1999 Xhafer Haskaj

12 prill 1999 Imet Mustafë Bicaj

12 prill 1999 Aferditë Sezair Ukshini

12 prill1999  Bujar Rexhep Visoqi

12 pril 1999 Bekim e Musli Krasniqi

12 prill 1999 Abedin Ukë Dervishaj

12 prill 1999 Muharrem Smajl Vuthaj

13 prill 1999 Bashkim Ibish Ferizaj

13 prill 1999 Ismet Zekë Ferizaj

13 prill 1999 Qazim Ali Hakaj

13 prill 1999 Ramadan Aziz Xhoki

13 prill 1999 Isak Shefki Lutolli

13 prill 1999 Dalip Isuf Behra

13 prill 1999 Halil Ukë Ukaj

13 prill 1999 Adem Hazir Delija

13 prill 1999 Bylbyl Jahë Ferizaj

13 prill 1999 Isen Rrustem Elezi

13 prill 1999 Kadri Ramadan Karaqica

13 prill 1999 Sabit.  Shefqet. Hajzer e Isuf Karaqica

13 prill 1999 Nexhmedin Bardh Hakaj

13 prill 1999 Njomza RamëLipaj

13 prill 1999 Sami Tahir Gashi

13 prill 1999 Skender Haxhi Ferizaj

13 prill 1999 Rasim Misin Sopi

13 prill 1999 Bekim Ismet Gashi

13 prill 1999 Rexhë Bajram Rexhaj

13 prill 1999 Genc Bytyqi e Xhafer Thaçi

14 prill 1999 Fazli Shaban Qerkini

14 prill 1999 Adem Feriz Gashi

14 prill 1999 Fehmi Bajrush Rama

14 prill 1999 Hajzer Xhemajl Rexhepi

14 prill 1999 Mujdin Qerim Aliu

14 prill 1999 Naim Azem Tiku

14 prill 1999 Njazi Avdi Ferizi

14 prill 1999 Shaqë Avdi Ferizi

14 prill 1999 Agron Sherif Berisha

14 prill 1999 Bejtë Pajazit Rexhepi

14 prill 1999 Korab Masar Binxhia

14 prill 1999 Mehdi Amrush Hoxha

14 prill 1999 Bashkim Mustafë Idrizi

15 prill 1999 Ibrahim Muharrem Oruqi

15 prill 1999 Alban Sheqir Ajeti

15 prill 1999 Hanëmshahe Abdullahu-Zymberi

15 prill 1999 Isuf Hajrë Pollomi

15 prill 1999 Pajazit Misin Ahmeti

15 prill 1999 Refki Sokol Salihaj

15 prill 1999 Sylë Jonuz Bezeraj

15 prill 1999 Tefik Vehbi Zymberi

15 prill 1999 Ferit Esat Curri

16 prill 1998 Hasim Misin Halilaj

16 prill 1999 Fazli Murat Fetahu

16 prill 1999 Mehdi Nebih Bytyçi

16 prill 1999 Shkelzen Smajl Haradinaj

16 prill 1999 Fadil Hall Maloku

16 prill 1999 Fatmir Smajl Nimanaj

16 prill 1999 Gzim Haxhi Morina

16 prill 1999 Kastriot Sahit Baftiu

16 prill 1999 Mirsad.S. Gashi

16 prill 1999 Refki Sokol Salihaj

16 prill 1999 Zylfije Faik Gashi

16 prill 1999 Sahit Zeqir Baftiu

16 prill 1999 Zeki Xhevat Shylemaja

16 prill 1999 Bejtush Gërbeshi

16 prill 1999 Ismet Esat Mustafa

17 prill 1999 Fetah Ali Kiqina

17 prill 1999 Halil Mehmet Bajraktari

17 prill 1999 Luan Islam Nimanaj

17 prill 1999 Besim Bilsim Mala

17 prill 1999 Sokol Rexhep Elshani

17 prill 1981 Ferat Muja

17 prill 1999 Halil Islam Thaçi

18 prill 1998 Rrahim Azem Gërbeshi

18 prill 1999 Azem Miftar Hajdaraj

18 prill 1999 Enver Jahir Tahiri

18 prill 1999 Isuf Ibish Hoxha

18 prill 1999 Januz Zejnullah Jashari

18 prill 1999 Mehdi Zymer Fazliu

18 prill 1999 Mentor Nazmi Morina

18 prill 1999 Avni Hajdin Klinaku

18 prill 1999 Halim Ramadan Bajraktari

18 prill 1999 Islam Mehmet Kastrati

18 prill 1999 Mentor Naim Gashi

18 prill 1999 Naser Zeqir Sekiraqa

18 prill 1999 Ramadan Emin  Bytyqi

18 prill 1999 Shaban Beqir Avdiu

18 prill 1999 Shabi Avdush Gerbeshi

18 prill 1999 Visar Mustafë Hoti

18 prill 1999 Mustafë Llapashtica

18 prill 1999 Mehmet Sherif Visoka

18 prill 1999 Sefedin Ilaz Vitia

18 prill 1999 Asllan Canë Dina

19 prill 1998 Leonard Dedë  Paluca

19 prill 1998 Selman Bekë Lajçi

19 prill 1999 Salih Beqir çekaj

19 prill 1999 Behxhet Musli Brajshori

19 prill 1999 Besim Ragip Berisha

19 prill 1999 Fatos Shefqet Limani

19 prill 1999 Fejzullah Sokol Graiçevci

19 prill 1999 Fisnik Alajdin Ibrahimi

19 prill 1999 Hysni Tema

19 prill 1999 Shaip Jahir Pacolli

19 prill 1999 Shefqet Fazli Mustafaj

19 prill 1999 Besnik Lajçi

19 prill 1999 Muhamet Sokoli

19 prill 1999 Mejdi Abdullah Korrani

20 prill 1999 Ali Vesel Vitia

20 prill 1999 Besim Isa Vitia

20 prill 1999 Burim Ilaz Vitia

20 prill 1999 Demir Demir Vitia

20 prill 1999 Feti Jahir Haxholli

20 prill 1999 Kadri Salih Qerimi

20 prill 1999 Lutfi Shaban Vitia

20 prill 1999 Murat Krasniqi

21 prill 1996 Armend Selim Daci

21 prill 1999 Sokol Mystafë Sopi

21 prill 1999 Afrim Avdi Vita

21 prill 1999 Hamëz Thaqi

21 prill 1999 Isa Sabit Kastrati

21 prill 2000 Enver Rasim Bajrami

21 prill 2000 Sherif Faik Januzi

21 prill 1999 Ibrahim Krasniqi

21 prill 1999 Nezir Vitia

22 prill 1999 Azem Vehbi Behluli

22 prill 1999 Xhevdet Faik Guri

22 prill 1999 Feriz Faik Guri

23 prill 1999 Tahir Abaz Mazrekaj

23 prill 1998 Bekim Mazrekaj

23 prill 1998 Selman Brahim Lokaj

23 prill 1999 Bekim Salih Alijaj

24 prill 1999 Sokol  Zeqir Nikqi

25 prill 1990 Fadi Vata

26 prill 1999 Bafti Jemin  Shala

26 prill 1999 Selim Salih Veselaj

26 prill 1999 Arsim Nazmi Muzaqi

26 prill 1999 Bekim Lutfi Thaqi

26 prill 1999 Rrustem Nezir Hyseni

26 prill 1999 Shemsi Arif Ahmeti

26 prill 1999 Azem Babiqi dhe Salih Matoshi

27 prill 1999 Enver Istref Musa

27 prill 1999 Salih Zenuni

27 prill 1999 Shaban Uk Elezi

27 prill 1999 Shaqir Hoxha

27 prill 1999 Shemsi Xhafer Istrefi

27 prill 1999 Mustafë Xhemajl Abdullahu

28 prill 1999 Jahë Tahir  Hasani

28 prill 1999 Milazim Mavraj

28 prill 1999 Shaban Fetah Hajzeraj

28 prill 1999 Shahin Ramadan Gashi

29 prill 1999 Elfir Maliq Brahimi

29 prill 1999 Sinan Sahit Thaqi

29 prill 1999 Eset Ismail Maloku

29 prill 1999 Sylejman Xheladin Bytyqi

29 prill 1999 Razë Potera

29 prill 1999 Jakup Bajram Demalijaj

30 prill 1999 Lutfi Avdush Musiqi

30 prill 1999 Bajram Mehmet Aliu

30 prill 1999 Ferat Xhafer Dvorani

30 prill 1999 Hamdi Kadri Ferati

30 prill 1999 Hysni Xhafer Dvorani

30 prill 1999 Ilaz Ismail Kodra

30 prill 1999 Imer Fazli Dvorani

30 prill 1999 Isa Adem Ferati

30 prill 1999 Nuhi Lan Dvorani

30 prill 1999 Sejdi Smajl Kralani

30 prill 1999 Afrim Krasniqi

 

Nuk konsiderojmë se në këtë Kalendar kemi përfshirë të gjitha personalitetet  me rëndësi kombëtare. Ftojmë të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë drejtim,  të na dërgojnë të dhëna shtesë, ndonjë plotësim apo përmirësim,  lidhur me personalitete të tjera të njohura, në mënyrë që të begatohet Kalendari kombëtar për muajin shkurt.

 

Literatura:

 

Kalendari enciklopedik I, Tiranë, 1998.

Fjalori enciklopedik, Tiranë,  1985.

Arkivi I-II- III Radio-Kosova e lirë, Prishtinë 2009.

Feniksët e lirisë, 1-15  ( 2001 – 2015)

Hasan Hasani: Të pavdekshmit e Dukagjinit. Pejë 2002.

Hajrush Kurtaj: Shungullon Gryka e Kaçanikut. Kaçanik 2000.

Në kërkim të dijes dhe lirisë, studentë dëshmorë, ( Grup autorësh). Universiteti i Prishtinës, 2004.

Skënder Zhitia, Dëshmorët e UÇK-së në Llap. Pejë 2000.

Kalendari ditor i Radios-Kosova e Lirë.

Vikipedia, Internet.

Enciklopedia e lirë, internet.