driloni com
vipa
muqa 900
mbpzhr
vala – old
Fillimi / Kalendari kombetar / Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, – Shkurt
Flamuri Kuq e Zi

Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë, – Shkurt

Më 1 shkurt të vitit 1818 u lind Zef Jubani, shkrimtar folklorist , rilindës i shquar, vdiq në vitin…

Më 2 shkurt të vitit 1924 u lind Sylejman Pitarka, dramaturg, skenarist, artist i popullit.

Më 2 shkurt të vitit filloi në Kosovë Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, në krye me Anton Çettën dhe disa intelektualë.

Më 3 shkurt 1828 u lind, Elena Gjika, e njohur si Dora d’ Istria. Ishte shkrimtare rumune me origjinë shqiptare.

Më 3 shkurt të vitit 1913, lindi Riza Lushta futbollist shqiptar i përmasave botërore. Vdiq në vitin 1997.

Më 4 shkurt 1927 u lind Tano Banushi,  aktor, humorist, Artist i popullit. Vdiq në vitin 1993

Më 4 shkurt të vitit 1944 nazistët gjermanët dhe mercenarët e Xhafer Devës vranë e masakruan në Tiranë 84 qytetarë të pafajshëm, në përpjekje për të arrestuar partizanët. Kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha gjatë LANÇ në Shqipëri.

Më 5 shkurt të vitit 1887 lindi, Omer Nishani, atdhetar, burrë shteti. Vdiq në vitin 1954.

Më 5 shkurt të vitit 1931 vdiq,  Mihal Grameno, atdhetar, shkrimtar, luftëtar i lirisë.

Më 6 shkurt 1997, vdiq, Nexhip Vinçani, luftëtar partizan, gjeneral.

Më 7 shkurt të vitit 1923 lindr, Stefanaq Pollo, historian i njohur, profesor i dalluar Vdiq në Tiranë në vitin 1997.

Më 7 shkurt të vitit 1993 vdiq mjeku i njohur shqiptar, Hamdi Sylçebe.

Më 8 shkurt të vitit 1920, Tirana zyrtarisht u shpall kryeqytet i Shqipërisë.

Më 8 shkurt të vitit 1923 lindi Jakov Xoxa, romansier i njohur shqiptar. Vdiq në vitin 1979.

Më 9 shkurt të vitit 1898 u lind Bilall Golemi, shkencëtar mikrobiolog. Vdiq në Stamboll në vitin 1955.

Më 10 shkurt  lindi, Haki Mbroja, atdhetar, mjek luftëtar i Pavarësisë. Vdiq në vitin 1931.

Më 10 shkurt të vitit 1897 lindi, Mati Logoreci, veteran i shkollës shqipe, historian, gjuhëtar vdiq në vitin 1941.

Më 10 shkurt të vitit 1910, lindi Gjon Serreçi, atdhetar idealist, njëri nga krerët kryesorë të NDSH-së.

Më 10 shkurt të vitit 1891 lindi, Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, zogist. Vdiq në vitin 1976.

Më 10 shkurt 1900 lindi, Hysen Lepenica, atdhetar, ballist, antifashist. U vra nga italianët, më 1943.

Më 10 shkurt të vitit 1917 lindi Mysime Kokollari, studiuese, shkrimtare, folkloriste. Vdiq në internim 1983.

Më 10 shkurt të vitit 1926 vdiq, Aqif Pashë Elbasani, atdhetar, bashkëveprimtar i Ismail Qemalit.

Më 11 shkurt të vitit  në Tiranë u vendos Qeveria e votuar nga Kongresi i Lushnjes.

Më 11 shkurt të vitit 1939 vdiq, Ali Kelmendi, militant komunist, anëtar i Kominternës, Hero i Popullit.

Më 12 shkurt të vitit 1905 kriminelët grekë masakruan Papa Kristo Negovanin, atdhetar shkrimtar, klerik.

Më 12 shkurt 1993 vdiq, Vehbi Hoxha, atdhetar, gjeneral i Armatës shqiptare.

Më 13 shkurt të vitit 1927 vdiq Albert Sratigo, arbëresh, politikan studiues i gjuhës shqipe.

Më 13 shkurt 1937 vdiq, Halim Xhelo, atdhetar, revolucionar demokrat, Hero i popullit.

Më 13 shkurt 1949 u  themelua “Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë”

Më 14 shkurt 1917 lindi Beqir Balluku, luftëtar i LANÇ-it, ushtarak, gjeneral. U pushkatua në vitin 1974.

Më 15 shkurt të vitit 1870 lindi Lazër Lumezi, mësues, gjuhëtar, veprimtar. Vdiq në vitin 1941.

Më 16 shkurt 1806 lindi Pjetër Zarishti, klerik, poet.

Më 16 shkurt të vitit 1916 lindi, Qemal Haxhihasani, etnolog dhe folklorist i njohur.

Më 16 shkurt të vitit 1981 vdiq Zihni Sako, shkrimtar, studiues.

Më 16 shkurt të vitit 1944 forcat gjermanë vranë e masakruar 74 burra gra e pleq në fshatin Vranisht të Vlorës.

Më 17 shkurt 1946 u vra Ndrec Ndue Gjoka, arsimues, Mësues i popullit.

Më 18 shkurt 1974 lindi Mehdi Frashëri, politikan, ballist, tregimtar e novelist. Vdiq në Romë në vitin 1963.

Më 18 shkurt të vitit 1931, serbët vranë Mullan Shuflain, kroat, albanolog i njohur, historian. ???

Më 18 shkurt 1975 vdiq, Naim S. Frashëri, artist filmi dhe aktor teatri. Artist i popullit.

Më 19 shkurt 1470 vdiq, Pal Gazulli, humanist, pedagog, bashkëkohës i Skënderbeut.

Më 20 shkurt 1815 lindi Sylejman Vokshi, atdhetar komandant ushtarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Më 20 shkurt 1897, në Kozencë të Kalabrisë u mblodh Kuvendi i Dytë i Arbëreshëve të Italisë.

Më 21 shkurt 1914 u lind Andrea Varfi, poet, studiues, publicist.

Më 21 shkurt 1918 u lind Frano Ilia, Arqipeshkv i Shkodrës.

Më 21 shkurt 1936 kishte shpërthyer në Korçë, “Demonstrata e bukës”, demonstratë antizogiste.

Më 23 shkurt 1848 doli numri i parë i Gazetës: “L albanese d’ Italia” (Shqiptari i Italisë) e Jeronim De Radës.

Më 24 shkurt 1871  lindi Sevastie Qiriazi-Dako, arsimuese, veprimtare e çështjes kombëtare.

Më 25 shkurt lindi, Norbert Jokl, albanolog austriak, gjuhëtar dhe mik i madh i shqiptarëve.

Më 25 shkurt 1917 vdiq Prek Doçi, klerik, poet e veprimtar.

Më 26 shkurt 1823 lindi Vinçenc Dorsa, arbëresh, studiues i gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Më 27 shkurt 1908 lindi Pjetër Dungu, kompozitor, Artist i Popullit.

Më 27 shkurt 1996 vdiq Mikel Koliqi, kardinal shqiptar, klerik katolik.

Më 28 shkurt 1919 lindi Mojsi Zaloshnja, shkrimtar.

Më 28 shkurt 1998 pas luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës,  kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. Serbët atë ditë kanë masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun, (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.

Më 29 shkurt 1944 u vra Muhamet Gjollesha, Hero i Popullit.

Më 29 shkurt, u vra duke luftuar kundër gjermanëve, Inajete Dumi, Heroinë e Popullit.

Muaji shkurt  përfshin, ngjarje, lindje, vdekje, zhvillime ndër më të rëndësishmet të historisë sonë kombëtare.

Nuk konsiderojmë se në këtë Kalendar kemi përfshirë të gjitha personalitetet  me rëndësi kombëtare. Ftojmë të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë drejtim,  të na dërgojnë të dhëna shtesë, ndonjë plotësim apo përmirësim,  lidhur me personalitete të tjera të njohura, në mënyrë që të begatohet Kalendari kombëtar për muajin shkurt.

Literatura:

Kalendari enciklopedik I, Tiranë, 1998.

Fjalori enciklopedik, Tiranë,  1985.

Arkivi I-II- III Radio-Kosova e lirë, Prishtinë 2009.

Feniksët e lirisë, 1-15  ( 2001 – 2015)

Hasan Hasani: Të pavdekshmit e Dukagjinit. Pejë 2002.

Hajrush Kurtaj: Shungullon Gryka e Kaçanikut. Kaçanik 2000.

Në kërkim të dijes dhe lirisë, studentë dëshmorë, ( Grup autorësh). Universiteti i Prishtinës, 2004.

Skënder Zhitia, Dëshmorët e UÇK-së në Llap. Pejë 2000.

Kalendari ditor i Radios-Kosova e Lirë.

Vikipedia, Internet.

Enciklopedia e lirë, internet.

 

Të dhënat për dëshmorët e rënë të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  nuk  janë të plota. Ato pritet  të plotësohen ndërkohë. Të gjithë ata që disponojnë të dhëna dhe dëshirojnë të bashkëpunojnë, mund të na kontaktojnë në [email protected]