Brickos

Kandidati i AKR-së për Prishtinën Selim Pacolli, takon gratë, zotohet për përkrahjen e tyre

Kandidati i AKR-së për Prishtinën Selim Pacolli, takon gratë, zotohet për përkrahjen e tyre

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli ka takuar sot 300 gra në një tubim në kryeqytet. Në fjalimin e tij, Selim Pacolli u shpreh se për të arriturat e vendit dhe të Prishtinës, meritat më të mëdha i takojnë grave të cilat kanë bërë sakrificën më të madhe në shoqërinë tonë, në periudha të ndryshme të historisë së shtetit të Kosovës. Pacolli tha se e ardhmja dhe e kaluara karakterizohen nga ndryshimi që kanë bërë gratë, dhe se historia e ndryshimit ka filluar me ato. Për këtë qëllim, Pacolli premtoi se Prishtina meriton të qeveriset nga gratë, dhe se nuk duhet të pranojmë kufizimet që po u vihen atyre. Përkrahjen e grave për kandidatin e Aleancës Kosova e Re e vlerësuan lartë edhe Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila theksoi se Pacolli ka dhënë shumë për vendin dhe Prishtinën. Pacolli u shpreh se te gratë ai sheh shtyllën përkrahëse të tij, dhe se gratë janë pjesë e rrugëtimit të tij për Prishtinë. Në këtë takim, më një fjalë rasti të pranishmet i përshëndeten edhe Myzejnë Selmani, ish deputete e Kuvendit të Kosovës, Ministrja Albena Reshitaj dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Islam Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …