Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi: Katër vite i humbëm kot, Prishtinën e presin katër vite zhvillim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi: Katër vite i humbëm kot, Prishtinën e presin katër vite zhvillim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vazhduar të mërkurën prezantimin e Programit të tij zhvillimor për Prishtinën, i cili parasheh zbatimin e 320 projekteve, të cilat janë ideuar nga qytetarët e Prishtinës dhe janë detajizuar nga ekipi i fitores i LDK-së. “Katër vite i patëm të humbura. Qytetarët e Prishtinës me vullnetin e lirë nuk do të lejojnë që të humbin edhe katër të tjera. Me fitoren tonë prishtinasit i presin projekte zhvillimore, mundësi punësimi për 30 mijë qytetarë, shëndetësi dhe arsim më cilësor, ambient të pastër, 6000 vende për parkim, 10 mijë drunj çdo vit, më shumë gjelbrin dhe kënde lojërash për fëmijë, do të ndërtohet spitali i qytetit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se në vitin e parë Fondi i Punësimit që do të themelojmë ne, do të ketë në disponim 1 milion euro nga buxheti i komunës, ndërsa kjo shumë do të rritet në vitet në vijim. “Me Fondin e Punësimit do të përkrahen të gjitha moshat, të cilat kanë humbur vendet e tyre dhe kanë probleme të përfshihen në tregun e punës, nëpërmes riaftësimeve profesionale”, ka thënë Abrashi.

Ai potencoi se projekt tjetër me rëndësi është restaurimi i qytetit të vjetër – që lidh kompleksin e xhamive të vjetra me sheshin “Ibrahim Rugova”, duke mundësuar zhvillimin e artizanateve. Sipas tij, për katër vitet e ardhshme, në Komunën e Prishtinës do të realizojë 320 projekte, për secilin prej tyre ekziston plani i detajuar. “Qeverisja në largim e Prishtinës, të vetmet instrumente të qeverisjes ka pasur propagandën dhe demagogjinë. Prandaj, ata sot janë demaskuar si hipokritë dhe më 22 tetor, do ta marrin dënimin e qytetarëve të Prishtinës. Përmes këtyre dy instrumenteve, por edhe duke bashkëpunuar me të gjitha partitë tjera, të mbledhura së bashku në front kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë arritur edhe ta fitojë të drejtën për qeverisjen e Prishtinës, katër vjet më parë. Qeverisjen e tyre katërvjeçare e konsideroj humbje kohe për Prishtinën dhe qytetarët e saj”, tha Abrashi.

“Ka pasur shumë demagogji e fare pak, për të mos thënë aspak, punë konkrete. Ata janë marrë me ‘çështje globale’, janë marrë me partinë e tyre jo me qytetarët e Prishtinës. Unë dhe qeverisja që do të drejtoj do të merremi vetëm me Prishtinën dhe qytetarët e saj, pa asnjë dallim”, ka shtuar Abrashi. Ai tha se i ka hyrë kësaj gare i vendosur për të fituar dhe për t’i dhënë Prishtinës qeverisjen që meriton.“Komuna e Prishtinës, që do të qeverisen nga unë dhe një shumicë e LDK-së në Asamblenë Komunale do të jenë strehë e sigurt për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm, të cilët do të gjenerojnë vende pune për të rinjtë tanë”, tha Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …