Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar projektin për parkun e ri në lagjen ‘Arbëria’

Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar projektin për parkun e ri në lagjen ‘Arbëria’

Kryetari i Prishtinës, njëherësh kandidat për një tjetër mandate nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka prezantuar projektin për parkun e ri në lagjen ‘Arbëria’ të kryeqytetit. Ahmeti është zotuar se parku i ri do të jetë vend atraktiv për sport dhe rekreacion për ndërtimin e të cilit thotë se tashmë e kanë ndarë edhe buxhetin. Ky park sipas të parit të komunës së Prishtinës, do të ketë fushë të futbollit, basketbollit, lojëra për fëmijë, shëtitore, si dhe ka theksuar se janë duke shikuar mundësinë e ndërtimit të një shtegu ku mund të ushtrojnë skiatorët edhe jashtë sezonit dimëror. Ahmeti ka rikujtuar se në vitin 2013, lagjja  “Arbëria” ishte një deponi të madhe ilegale të cilën nën qeverisjen e tij e pastruan menjëherë. “Në skaj të asaj hapësire, ndërtuam rrugën që e lidhë lagjen Arbëria me lagjen Kodra e Trimave. Hapësira që përdorej si deponi ilegale do të rigjenerohet dhe do të shndërrohet në park rekreativ-sportiv”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …