leoni

Kandidati i PDK-së për kryetar të Burimit, Beqir Sadikaj: Çdo projekt që kam prezantuar ka mbulueshmeri financiare

Kandidati i PDK-së për kryetar të Burimit, Beqir Sadikaj: Çdo projekt që kam prezantuar ka mbulueshmeri financiare

Kandidati i PDK-së për kryetar të Burimit, Beqir Sadikaj ka njoftuar se pas publikimit të projektit për sheshin e qytetit “Ibrahim Rugova”, ka pranuar shume mesazhe, ndërsa thotë se çdo projekt që ka prezantuar, është i mbulueshëm financiarisht.

“Pas publikimit të projektit për sheshin e qytetit “Ibrahim Rugova” kam pranuar shume mesazha për të cilët dua të ju falenderoj, të cilët shpresonin që të realizohet e disa të tjerë që e konsideronin një projekt pa mbulesë. 

Çdo projekt dhe çdo premtim të cilin e kam bërë gjatë këtyre ditëve është i projektuar dhe ka mbulueshmëri financiare. Çdo projekt madhor në qytetin tonë do të realizohet me zvogëlim të shpenzimeve, rritjen e të hyrave si dhe rritjen e grantit qeveritar. 

Infrastruktura është një domosdoshmëri për zhvillim të ekonomisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarit në përgjithësi. Andaj të gjitha premtimet dhe projektet tona do të realizohen brenda mandatit qeverisës, pra qytetarët nuk do të presin me dhjetra vite përfundimin e një projekti”, ka shkruar Sadidaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …