Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti premton rregullim të parkingjeve në kryeqytet

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti premton rregullim të parkingjeve në kryeqytet

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka premtuar se gjatë mandatit të Prishtinës do t’ia shtojnë parkingjet, me ç’rast do të arrijnë të sigurojnë vende për parkimin e mijëra veturave, ndwrsa pagesa e parkingut do të bëhet me SMS.

“Rregullimi i parkingjeve në Prishtinë. Gjatë mandatit të dytë, Prishtinës do t’ia shtojmë parkingjet, me ç’rast do të arrijmë të sigurojmë vende për parkimin e mijëra veturave. Kjo rregullohet përmes: – Parkingut nëntokësor afër Fakultetit Filologjik – Parkingjeve të lagjeve – Parkingjeve në hapësira publike Pagesa e parkingut bëhet me SMS, për kohë të caktuar, varësisht Zonës së parkimit.Të gjitha këto hapësira që do t’iu shërbejnë qytetarëve tanë për parkim, do të menaxhohen nga Ndërmarrja Publike Komunale “Prishtina Parking”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …