Kemal Halim Thaçi (1.1.1955 – 21.5.1999)

Kemal Halim Thaçi (1.1.1955 – 21.5.1999)

Kemal Halim Thaçi u lind më 1.1.1955, në fshatin Runjevë të Komunës së Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në Kaçanik në shkollën „Emin Duraku“. Në pamundësi që të vazhdonte shkollimin e mëtutjeshëm, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ai u detyrua të punojë në kooperativën bujqësore „Ramadan Agushi“, njëherë si punëtor i thjeshtë, pastaj si vozitës. Më vonë punoi në fabrikën „Lepenci“. I ati i vdiq shumë herët dhe barra e familjes i mbeti Kemalit. Në vitin 1990 Kemalit ia kushtëzuan punën, ku nëse ai dëshironte të punonte, duhej të nënshkruante një dokument lojaliteti ndaj regjimit serb, të cilin ai nuk e pranoi.
Në vitin 1981 Kemali ishte betuar para flamurit se do të punojë me besnikëri për lirinë e Kosovës Në vitet 1989/90, Kemali organizoi bashkëqytetarët në funksion të mbështetjes së protestave popullore kundër shtypjes serbe.
Kontaktin e parë me UÇK-në, Kemali emori në fshatin Trimor, nga e cila pikë bëhej furnizimi i ushtarëve të UÇK-së me armatim. Më 20 shtator 1998 u radhit në radhët e UÇK-së.Kurrë nuk ndjeu lodhje në kryrjen e detyrave të mëdha kombëtare. Ai duke mos kursyer veten punoi ditë e natë, organizoi edhe të rinjtë në radhët e UÇK-së për furnizimin e saj me armë. Kemali bëri mobilizimin dhe furnizimin me armatim të burrave të fshatit Runjevë. Bashkëluftetarët e ngushtë të Kemal Thaçit ishin Haki Troni, Izahir Troni, Ejup Runjeva, Gjemajl Burrniku,e shumë të tjerë. Për shkak të aftësive organizative dhe përgatitjes profesionale, komanda e Brigadës 162 „Agim Bajrami“ e emëron në detyrën e komandantit të togës, ku këtë detyrë e kreu me sukses, e cila u sprovua edhe në betejën e Gajres, Ivajes dhe në beteja të tjera të cilat zhvilloheshin në Komunën e Kaçanikut. Detyrat e kësaj toge ishin që të vëzhgonte situatën në fshatrat Runjevë, Krivanjeva, Stagova e të tjera.
Dita e 21 majit 1999 filloi me luftime të ashpra e me granatime mbi pozicionet e UÇK-së në fshatrat Runjevë, Krivanjevë, Stagovë si dhe në drejtim të Dushkajës. Luftimet vazhduan deri në orët e vona të natës. Forcat serbe bënë masakrën ndaj popullatës civile në fshatin Stagovë, kurse në luftime bie heroikisht komandanti i togës Kemal Thaçi. Më 12 qershor 1999 Kemali u varros me nderime ushtarake në fshatin Runjevë, ndërsa më 4 gusht 1999 u rivarros në varrezat e dëshmorëve të Kacanikut.
Kemali ishte i martuar dhe kishte 7 fëmijë, 2 vajza dhe 5 djem. Pas vetes ai la nënën, Bedrijen, bashkëshorten, Zyrafete Thaçi-Troni,vajzat Sevdijen e Shqipen, djemtë: Naimin, Sadikun, Sokolin, Halimin dhe Dardanin. Në nderim të jetës dhe të veprës së tij, i është ngritur pllaka përkujtimorë në vendin e rënies në hyrje të fshatit Runjevë. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Elez Ramë Geci (11.2.1951 - 28.3.1999)

Elez Ramë Geci (11.2.1951 – 28.3.1999)

Elez Ramë Geci lindi më 11 shkurt të vitit 1951. Babai i tij, Rama i …