Brickos

KIESA.FINAL

KIESA organizon Forumin për Investime dhe Tregti në Londër dhe Romë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, me 03 nëntor 2016 në Londër të Britanisë së Madhe organizon Forumin BM/SHBA – Kosovë për Investime dhe Tregti. Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të cilët gjatë forumit do t’i prezantojnë mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët britanikë, amerikanë dhe për investitorët e shteteve të tjera. Forumi do të përqendrohet në sektorët ekonomikë të infrastrukturës, energjisë, shërbimeve financiare dhe teknologjisë informative. Njëkohësisht në kuadër të Forumit do të organizohen takime G2B në mes të përfaqësuesve të Qëverisë së Republikës së Kosovës dhe kompanive të interesuara si dhe takime B2B në mes të kompanive kosovare dhe atyre britanike dhe amerikane. 

Forumi në Romë me 31 janar 2017

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Tregtisë – ICE, me 31 janar 2017 në Romë të Italisë organizon Forumin për Investime dhe Tregti. Pjesëmarrës nga Kosova pritet të jenë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, ministrive dhe të resorëve të ndryshëm ekonomik. Në këtë forum, kompanitë nga Italia do të njoftohen për së afërmi me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj, njëherësh do të organizohen takime B2B në mes të bizneseve italiane dhe atyre kosovare drejt intensifikimit të marrëdhënieve investive e tregtare në mes dy vendeve tona. Kompanitë italiane njëkohësisht do të mund të zhvillojnë takime të drejtëpërdrejta me përfaqësuesit shtetëror, të cilët do t’i njoftojnë ata për ambientin e biznesit si dhe mbështetjen që u ofron Kosova investitorëve të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …