Kina radhitet se partneri i dytë tregtar i Shqipërisë

Kina radhitet partneri i dytë tregtar i Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Xhi siguroi Qeverinë kineze se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai tha se Shqipëria e mirëpret “qasjen pragmatike” të Kinës në Ballkan dhe inkurajoi autoritetet kineze që të zhvillojnë edhe më tej këtë qasje, si dhe të mbështesin realitetet e reja në Evropën jug-lindore. Ai theksoi se, marrëveshja “e rëndësishme” e firmosur për lehtësimin e regjimit të vizave e dëshmon qartë këtë partneritet dhe shprehu bindjen se ky lehtësim do të bëjë që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për investitorët dhe turistët kinezë.  Më tej Bushati theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe në fusha të tjera si energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi.  Për vitin 2016, Kina renditet partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …