KK i Malishevë shqyrtoi raportin gjashtë mujor financiar

Kuvendi i Komunës së Malishevës, drejtuar nga kryesuesi i saj, Aziz Thaçi, ka mbajtur të premten mbledhjen e tetë të rregullt për këtë vit. Në këtë mbledhje, Kuvendi i Komunës, ka shqyrtuar raportin financiar janar-qershor 2016, si dhe i ka dhënë dritën e gjelbër, daljes në diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal.

Raportin financiar gjashtë mujorë, për të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit komunal, para anëtarëve të kuvendit, e ka prezantuar drejtori për buxhet, Vesel Krasniqi, sipas të cilit, ka rritje të vogël të të hyrave vetanake, në raport me vitin paraprak, ndërsa brenda gjashtë muajve, është shpenzuar rreth 47 për qind e buxhetit. Krasniqi, është përgjigjur dhe ka dhënë sqarimet në pyetjet e anëtarëve të kuvendit.

Po ashtu, KK i Malishevës, ka miratuar kërkesën e Drejtorisë së Urbanizimit, për inicimin e procedurave të dëgjimit publik të Planit Zhvillimor Komunal. Arsyeshmërinë e kësaj kërkese e paraqiti drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, i cili tha se ky plan zhvillimor, do të jetë i hapur për diskutim publik, për një muaj, prej ku do të merren sugjerimet e qytetarëve, shoqërisë civile, përfaqësuesve politik dhe ekspertëve të fushave të caktuar, me qëllim të gjithëpërfshirjes në hartimin e këtij plani.

KK i Malishevës, e ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme, raportin e zyrës së prokurimit publik, për periudhën nga janari i këtij viti, e deri më tani, pasi personi përgjegjës, ishte në udhëtim jashtë vendi.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …