Klubi i Notit ,,Besa” triumfon në garat e notit ,,Kupa e Bifurkacionit”

Klubi i Notit ,, Besa” nga Banja e Malishevës, është klubi më i trofeshëm i notit në Republikën e Kosovës. Viti 2017, për notarët e këtij klubi, është edhe vit jubilar, pasi shënoi dyzetvjetorin (40) e themelimit dhe të veprimtarisë së pandalshme sportive, për asnjë moment dhe kohë.

Trajneri i ,,Klubit të Notit Besa”, Veton Telaku, theksoi se: Në këto gara ku notarët nga Malisheva arritën rezultate të shkëlqyera, po merrnin pjesë, rreth njëqind ( 100) pjesëmarrës nga e gjitha Kosova në kategorinë e fermave dhe të meshkujve.

Në garat e notit “Kupa e Bifurkacionit”, e cila është organizuar nga Klubi i Notit “Kastrioti” në Ferizaj, “Besa” zuri vendin e parë në kategorinë e meshkujve.

Notarët nga Malisheva ishin të pamëshirshëm për kundërshtarët, ku nga kjo garë e zhvilluar në qytetin e Ferizajt arritën të fitojnë mbi 50 medalje në të dy gjinitë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …