KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ: Me arrestime të tilla Serbia po poshtërson Kosovën

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi. KMDLNJ vlerëson se Nehat Thaçi i ka besuar marrëveshjes për liri të lëvizjes të nënshkruar në Bruksel sikur që ka rënë viktimë e naivitetit të vet duke ditur se një person që është bartës i një posti të lartë në kierarkinë e Policisë së Kosovës dhe me një të kaluar të qenit ushtar i UÇK – së , mund të kalojë pahetueshëm nëpër territorin e Serbisë ! Reagimi i institucioneve ka qenë kurrfare hiç kurse kërkesa që EULEX dhe BE të intervenojnë për lirimin e Nehat Thaçit është shprehje e pafuqisë institucionale dhe shtetërore . Çdo shtet normal, në këtë rast do të përgjigjej me reciprocitet dhe kjo është vërejtja për institucionet e Kosovës që po tregohen aq tolerantë ndaj një neoçetniku siç është Marko Gjuriq që është kryeministër i serbëve të Kosovës dhe ministrave shovinistë të qeverisë Mustafa. Arrestimi i Nehat Thaçit nuk do të jetë arrestimi i fundit dhe pyetja është : deri kur do të durojmë poshtërimin shtetëror dhe kombëtar dhe do të lejojmë këtë poshtrim të arrestimeve të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës sikur edhe deri kur do t’i durojmë eskursionet çetnike dhe shoviniste të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë dhe ministrave të Serbisë , në qeverinë e Kosovës ?!”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …