KMDLNJ

KMDLNj: BE-ja është duke zbatuar standarde të dyfishta sa i përket çështjes së krimeve të luftës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se Bashkimi Evropian  është duke zbatuar standarde të dyfishta sa i përket çështjes së krimeve të luftës dhe faljes që ka bërë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj personave të dënuar për krime lufte. Sipas KMDLNj-së, ky fakt është shqetësues pasi nënkupton ndërhyrje flagrante në pavarësinë e institucioneve mbajtëse dhe përgjegjëse për lirim të parakohshëm të personave të dënuar. Ky reagim i KMDLNj-së vjen vetëm një ditë pasi Bashkimi Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku janë identifikuar disa përparime të vogla, e që për BE-në janë shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Kosovës për të qenë pjesë e familjes evropiane. Me legjislacionin në fuqi në Kosovë, sipas KMDLNj-së çdo i dënuar, pavarësisht sa është dënuar dhe për çfarë vepre është dënuar, nëse e pranon dhe me sukses e kalon programin e risocializimit, ka të drejtë, pas një kohe që e vuan dënimin të kërkojë beneficione.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …