KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNj e njeh të drejtën e peticionit si mjet demokratike, por jo me përjashtime në baza fetare

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin rreth debatit për ndërtimit të xhamisë kryesore në Prishtinë. KMDLNj e njeh të drejtën e peticionit si njërin nga mjetet demokratike me të cilin kundërshtohet apo përkrahet një iniciativë që shkon në dëm apo dobi të qytetarëve, por me peticionin e fundit po bëhen përjashtime në baza fetare, po shkelen të drejtat e një komuniteti fetar, duke ua mohuar të drejtën elementare të ndërtimit të objekteve të kultit edhe në rast kur nuk janë në kundërshtim me ligjin. “Llogaritet se afërsisht 85% të qytetarëve të Kosovës janë të besimit islam andaj, me këtë peticion i cili nuk ka asnjë bazë ligjore, njerëzore, morale dhe logjike po i bëhet një shërbim shumë i keq raporteve të mira ndërfetare që kanë qenë deri më tani në Kosovë”. “Me këtë peticion po trimërohet një diskurs i rrezikshëm , ai i përçarjes në baza fetare”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …