KMDLNj: Naser Makolli asnjëherë nuk kishte deklaruar se probleme shëndetësore

KMDLNj: Naser Makolli, i vdekur në Burgun e Lypjanit, asnjëherë nuk kishte deklaruar probleme shëndetësore

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu, përmes një njoftimi për media theksoi se nga vizitat që i janë bërë të ndjerit Naser Makolli në qendrën e paraburgimit në Lipjan, asnjëherë nuk kishte deklaruar se probleme shëndetësore. Ky Këshill  thekson se gjatë vitit 2016 ka regjistruar katër vdekje në burgje dhe 11 tentim vetëvrasje. Deklarata e KMDLNj-së për këtë rast ishte bërë publike ndërsa i paraburgosuri, tashmë i ndjeri, Naser Makolli i kishte dhënë disa intervista. Edhe pse sipas versionit zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se problemet shëndetësore janë arsyet e vdekjes së Naser Makollit, vëllai i tij, Hysen  i cili po priste autopsinë e trupit të pajetë të vëllait të tij, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, tha se vëllai i tij është ankuar nga lukthi por nuk beson se ky problem mund ta dërgonte Naser Makollin deri te vdekja.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …