Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” kërkon nga partitë angazhim për proces të rregullt zgjedhor

Koalicioni i Organizatave Jo Qeveritare “Demokracia në Veprim” ka kërkuar nga partitë politike që të angazhohen për proces të rregullt zgjedhor. Drejtues të këtij koalicioni të organizatave joqeveritare kanë thënë se fushata zgjedhore ka qenë e qetë, konkurruese dhe me incidente të vogla që nuk kanë ndikuar në prishjen e fushatës zgjedhore. Kandidatët për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale kanë shpalosur lirshëm programet dhe pikëpamjet e tyre dhe pjesëmarrja e qytetarëve dhe medieve ka qenë e sigurt dhe e papenguar. Ismet Kryeziu nga koalicioni i Organizatave Jo Qeveritare “Demokracia në Veprim” bëri të ditur se ku koalicion i OJQ-ve tanimë ka rekrutuar 2 mijë e 500 vëzhgues të cilët do të jenë statik në të gjitha 2 mijë e 500 vendvotimet si dhe do të jenë rreth 3 mijë vëzhgues duke përfshirë ekipet mobile dhe vullnetarët që do të jenë në qendrën në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …