Koha po kalon e drejtësia për krimet e luftës po zbehet

Koha po kalon e drejtësia për krimet e luftës po zbehet

Është publikuar raporti i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë mbi gjykimet për krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë në vitin 2016 “Koha kalon, drejtësia për Krimet e Luftës zbehet”. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha së Kosova ka infrastrukturën për të bërë gjykimin e krimeve por që mbetet ende shumë për t’u bërë. Sa i përket krimeve të luftës, Hoxha shtoi se është e dhimbshme që edhe pas 18 viteve, të gjithë familjarët nuk e dinë të vërtetën. Ndërsa Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se nuk është e lehtë të flasësh për luftën e Kosovës ku janë vrarë mbi 12 mijë dhe mbi 6 mijë të tjerë janë të zhdukur. “Ne jemi dëshmitarë që familjarët e këtyre kërkojnë drejtësi. Njerëzit nuk e kanë të lehtë të harrojnë se çfarë iu ka ndodhur familjarëve të tyre. Pajtimi dhe zgjidhja e konfliktit nuk është e lehtë. Gjeneratat e reja e meritojnë të rriten me të ardhmen dhe jo me urrejtjen. Askush nuk mund të ndryshoj të kaluarën, por duhet të gjejmë të vërtetën. Drejtësia duhet të jetë e paanshme”, tha ai. Kurse, Anka Kurteshi-Hajdari, koordinatore e projektit, bëri prezantimin e raportit vjetor: “Koha kalon, Drejtësia për Krime Lufte zbehet”, ku tha se viti 2016, nuk sjellë shumë optimizëm që drejtësia do të vihet në vend dhe se do të përmbushe pritjet e viktimave, respektivisht familjarëve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …