Kolegji “Biznesi” përuroj librin “Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve” të autorit Prof. dr. Kudusi Lama

Kolegji “Biznesi” përuroj librin “Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve” të autorit Prof. dr. Kudusi Lama

Libri është hartuar me mjeshtëri të rrallë dhe bazuar në përvojë e gjatë të autorit nga fusha e emergjencave duke vlerësuar dhe analizuar rreziqet dhe dukuritë e tjera si katastrofat, duke përfshi edhe masat që duhet të ndërmerren në rastet e tilla nga institucionet si dhe qytetarët. Libri i autorit Kudusi Lama bënë identifikimin e rreziqeve dhe vlerësimin e tyre në njërën anë si dhe qartëson se si duhet shmangur aksionet e gabuara, duke precizuar ndërmarrjen e masave dhe shfrytëzimin e kapaciteteve me përgjegjësi dhe efikasitet, gjë e cila në procesin e menaxhimit në situata të jashtëzakonshme është tejet e rëndësishme.

Libri i autorit Kudusi Lama përbëhet nga 15 kapituj duke zbërthyer në mënyrë të qartë dhe në detaje të shumta argumentuese dhe të bindshme për tematikën e shtruar për studim duke mbërri synimet kryesore përmes shtjellimit të bërë në kapituj veç e veç. Libri paraqet një bazë ideale për hartimin e planeve për menaxhimin e emergjencave si dhe për fushat tjera të zhvillimit dhe mbrojtjes së shtetit tonë në veçanti e të të gjitha shteteve në përgjithësi. Libri prezanton problematikën e gjerë si në vijim:

  • Rreziqet që kërcënojnë njerëzimin
  • Zhvillimin ekonomik dhe rreziqet që e përcjellin
  • Epidemia-që krijon rrezik në situatat e emergjencave
  • Kriza ekonomike dhe ndikimi në situatat e mundshme të emergjencave
  • Korrupsioni dhe lufta kundër këtij fenomeni
  • Krimi i organizuar që pasqyrohet si rrezik dhe emergjence
  • Mungesa e strategjive dhe burimeve financiare, si rrezik i vazhdueshëm për fatkeqësi që krijojnë situatat e emergjencave
  • Metodologjia e analizës dhe e vlerësimit të rreziqeve
  • Zhvillimin e projekteve për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
  • Bashkëpunimi ndërinstitucional në vlerësimin dhe analizën e rreziqeve
  • Menaxhimi i kohës për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
  • Sistemi i planifikimit në menaxhimin e emergjencave
  • Mësimet e nxjerra për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
  • Përcaktimi i detyrave pas përfundimit të analizës dhe vlerësimin e rreziqeve

Dekani i Kolegjit Biznesi Prof. dr. Shyqeri Kabashi, njëherësh recensent i librit ka potencuar rëndësinë e madhe që ka libri i autorit për shkencën dhe nevojat nga kjo fushë duke precizuar se autori ka arrit me mjeshtëri të pasqyroje problemet e përgjithshme si dhe ndërmarrjen e masave të cilat ndikojnë në menaxhimin e rreziqeve bazuar në vlerësimet e bëra nga institucionet dhe ekspertët. Kontribut për vlerësimin e librit “Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve”, ka dhënë edhe recensenti i librit Prof. dr. Xhevat Berisha. Vështrim për librin e botuar dhanë edhe dy profesorët e Kolegjit “Biznesi”, Prof. dr. Izet Shehu e Prof. dr. Musa Limani.

Libri i dedikohet fushës së emergjencave pastaj edhe fushave tjera si atyre ekonomike dhe të sigurisë dhe fushave tjera hulumtuese qe për objekt kanë studimet të kësaj natyre multidisiplinore.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …