Nehat Thaçi

Kolonel Thaçit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Arrestimi i Drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga ana e policisë serbe, u diskutua  edhe në dialogun e Brukselit, dhe u kërkua lirimi i menjëhershëm i tij. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se tema është hapur, por pala serbe nuk dha ndonjë premtim, përveç që tha se do të angazhohen për të parë se çka është situata, meqenëse ata kanë qenë këtu, ndërsa BE-ja premtojë angazhime që çështja të zgjidhet sa më shpejt. “Në fakt ata thirreshin të çështjet e drejtësisë dhe thanë që pa e shqyrtuar rastin, flas për palën serbe, pa e shqyrtuar rastin në aspektin juridik nuk mund t’i japim përgjigje”, ka thënë Tahiri. Derisa mbrëmë Gjykata e Lartë në Nish i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, drejtorit, Nehat Thaçi, në Kosovë gjatë ditës kishte disa reagime politike, mirëpo asgjë konkrete për lirimin e tij nga paraburgimi. Në Gjykatën e Nishit u tha se arsyeja e caktimit të kësaj mase ndaj Thaçit u mor për arsyeje të rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …