Rrahman Rama: Largimi i pjesëtarëve serbë të FSK-së nuk do të këtë ndikim në transformimin në ushtri

Komandanti i FSK-së merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, që u mbajt në Wisbaden të Gjermanisë, me ç ‘rast detyrën e komandantit e mori gjenerallejtënant Christofer G. Cavoli.  Gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast zhvilloi takime me komandantin e SHBA-ve për Evropë, njëherësh edhe Komandant Suprem i NATO-s, gjeneralin Curtis Scaparrotti. Gjeneral Rama gjatë takimit e njoftoi gjeneralin Scaparrotti me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe me progresin e përgjithshëm të FSK-së duke u ndalur me theks të veçantë në integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në FSK. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, e siguroi gjeneralin Scaparrotti dhe partnerët tanë strategjikë se ,,FSK-ja do të vazhdojë të jetë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime etnike dhe e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me KFOR-in dhe të gjitha institucionet tjera të sigurisë”. Në këtë ceremoni, komandantit i FSK-së shoqërohej nga atasheu amerikan në Kosovë, koloneli Jeffrey Fischer.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …