Komenti

(25. 4.2007) Faik MIFTARI : NĖ PRITJE TĖ REZOLUTĖS SĖ RE

E tėrė vėmendja e opinionit kosovar por edhe atij ndėrkombėtar ėshtė pėrqendruar tek Kėshilli i Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė pėrpilimin e rezolutės sė re me ē’rast do tė shfuqizohet Rezoluta 1244 pėr Kosovėn e cila ende ėshtė nė fuqi dhe nė bazė tė sė cilės ushtron mandatin e tij UNMIK-u nė Kosovė.
Sa mė afėr qė po afrohet koha pėr aprovimin e rezolutės sė re aq mė tepėr po rriten tensionet “pro” dhe “kundėr” rezolutės nė fjalė. Kėto ditė pritet tė vijė edhe misioni faktmbledhės i KS tė OKB-sė me ē’rast Serbia do tė pėrpiqet qė tė paraqes gjendjen nė Kosovė dhe kushtet e jetės dhe veprimit tė pakicės serbe nė mėnyrė jo tė favorshme, pėr tė pėrfituar nė kohė dhe pėr tė zvarritur procesin e zgjidhjes sė statusit nė fjalė. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė edhe tė provokojė dhe tė destabilizojė situatėn nė Kosovė, veē se ka paralajmėruar ardhjen masive tė shpėrngulurve serb nga Kosova nė kufirin e Kosovės me Serbinė. Populli shqiptar duhet tė ketė kujdes dhe tė tregohet i qetė dhe i matur nė ēfarėdo provokim eventual me qėllim tė destabilizimit tė situatės sė gjithėmbarshme nė kėto ēaste historike pėr Kosovėn.
Tani veē se janė radhitur nė njėrėn anė shtetet qė pėrkrahin pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės, nė ballė tė sė cilės gjenden SHBA-ja, e mė pastaj Britania e Madhe e kėshtu me rrallė, por ende Bashkimi Evropian nuk po mund tė merr njė qėndrim tė pėrbashkėt rreth pėrkrahjes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės, nė rrallė tė parė pėr shkak se shtetet siē janė Rumania, Greqia, Sllovakia, Qiproja e deri diku edhe Spanja po hezitojnė.
Nė tjetrėn anė e kemi Rusinė, e cila me tė madhe, dita mė ditė, po e ashpėrson fjalorin e saj diplomatik kundėr pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės dhe nė kėrkim tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė pajtim tė dyanshėm tė Beogradit dhe Prishtinės. Por ky pajtim i dyanshėm assesi nuk mund tė ndodh, pasi qė pozicionet e tė dy palėve janė diametralisht tė kundėrta, sepse nė njėrėn anė, kurrė mė Kosova nuk do tė pranojė qė tė jetė nėn sovranitetin e Serbisė, qoftė ai edhe formal, ndėrsa nė anėn tjetėr Serbia po pėrpiqet qė nė ēdo mėnyrė ta ruaj sovranitetin e saj mbi Kosovėn duke u thirrur nė Rezolutėn 1244 dhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.
Rusia duke u nisur, si nga ish sekretari i punėve tė jashtme Jevgenij Primakov e deri tek ambasadori i saj nė Kėshillin e Sigurimit, Vitalij Ēurkin dhe ministrit aktual tė punėve tė jashtme tė Rusisė, Sergej Lavrov, pėrpiqet me ēdo kusht qė kėtė mbėshtetje diplomatike edhe nė mėnyrė tė qartė dhe tė hapur tė shpreh nė favor tė Serbisė, duke deklaruar se Serbinė me Rusinė i lidhin raportet tė pėrbashkėta sllave, ortodokse, miqėsore, shekullore e deri tek ajo qė Serbia ėshtė aleati dhe partneri kryesor i Rusisė nė Ballkan.
Edhe gjatė pėrpilimit tė rezolutės nė fjalė, Rusia nė ēdo mėnyrė do tė kėrkojė dhe do tė amandamentojė fjalė pėr fjalė tekstin, i cili nuk do tė pėrputhet nė pajtim me dėshirėn dhe vullnetin e Beogradit. E nė momentin e votimit edhe pse nuk mund tė paramendojmė me siguri se a do tė pėrdor veton e saj, por sipas deklarimeve tė gjertanishme nuk pėrjashtohet edhe ajo.
Kėtė fakt nuk duhet tė neglizhojmė sepse edhe Serbia ėshtė e paparashikueshme dhe ėshtė nė gjendje qė nė ēdo mėnyrė tė krijojė tensione dhe acarime diplomatike qė mund tė pėrfundojnė edhe me konflikte me pėrmasa mė tė mėdha. Mos tė harrojmė, se nga historia jo e largėt, e kemi tė njohur se Serbia ka qenė shkaktare e shpėrthimit tė luftės sė parė botėrore. Kėtu nuk mund tė mos marrim parasysh edhe qėndrimin e Kinės, e cila ende nuk ėshtė e pozicionuar, por qė pėrveē abstenimit tė sigurt, nuk pėrjashtohet mundėsia edhe e pėrdorimit tė vetos sė saj. Duke i marrė parasysh tė gjitha kėto vijmė nė pėrfundim se ditėt dhe muajt qė na presin nė tė ardhmen do tė jenė jashtėzakonisht tė nxehta dhe me situata tė paparashikueshme nė aspektin global tė pozicionimit tė faktorėve vendimmarrės botėror.
Nėse rezoluta e re do tė miratohet me shumicė votash dhe me abstenim tė Rusisė dhe Kinės, atėherė do tė frymohet mė lirė dhe se Serbia nuk do tė mund tė ketė mė at tė drejtė juridike nė tė cilin thirret tani, rezoluta 1244, pėr tė hyrė edhe njėherė aventurave luftarake qė gjatė gjithė historisė sė saj ka ditur shpesh tė luaj. Por nė rast se rezoluta do tė has nė veton ruse apo eventuale edhe kineze, dhe se atėherė Kuvendi i Kosovės do tė shpalli pavarėsinė e saj, dhe mė tej do tė nis njohja e saj nga shtetet duke u nisur nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Shqipėria, Zvicra, e kėshtu me rrallė, nuk pėrjashtohet mundėsia qė Serbia me marrjen e pėlqimit eventual tė Rusisė tė hyjė nė aventurė luftarake duke aneksuar jo vetėm pjesėn veriore tė Kosovės pėrtej lumit Ibėr, por edhe pjesėn e Anamoravės sė Kosovės, dhe atėherė tė pėrcaktojė vijėn ndarėse tė saj dhe me pėrkrahjen diplomatike tė Rusisė tė ndajė Kosovėn qė ėshtė edhe qėllimi i saj final duke ditur qė mė nuk mund tė mbajė Kosovėn e tėrė pėrherė. Por dėshirėn e saj pėr tė realizuar kėtė qėllim, a do tė has nė kundėrshtim tė fortė ndėrkombėtar apo eventualisht nė njė pajtim tė heshtur tė faktorit vendimmarrės karshi faktorit tė Rusisė dhe fuqisė sė saj nė rritje e sipėr si aleate tradicionale e Serbisė, nė ditėt apo muajt qė vijojnė do tė shihet qartė.



Copyright © 1999-2005.  Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e Lirë.
Disenjuar dhe Programuar nga add online