Komenti

6.11.2005 KOS-i kėrkon nga “bashkėqytetarėt” e Serbisė nė Kosovė “falje tė ndėrsjellė”

“Sinodi i Shenjtė” i Kishės Ortodokse Serbe, ka lėshuar njė deklaratė publike, nė tė cilėn shqiptarėt e Kosovės i konsideron “bashkėqytetarė” tė Serbisė, duke kėrkuar nga ata falje tė ndėrsjellė dhe pajtim. Kjo deklaratė, bėhet nė kohėn kur pritet tė fillojnė negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Edhe pse deklarata e tillė ėshtė cinike dhe nė esencė antishqiptare, shumė liderė dhe politikanė tė Kosovės e kanė vlerėsuar si hap tė guximshėm dhe tė drejtė tė Kishės serbe, pėr pajtim. Sinodi i Kishės serbe pėrmes deklaratės publike pėr “pajtim tė ndėrsjellė me shqiptarėt”, bėn pėrpjekje pėr tė fshehur tė gjitha tė ligat dhe tė zezat, qė i ka ideuar dhe i ka realizuar gjatė gjithė shekujve kundėr shqiptarėve. Ata shqiptarė tė vendit tonė, qė janė tė informuar, ata qė e njohin aktivitetin shovinist, okupator dhe antishqiptar tė kėsaj kishe, nuk habiten fare me kėtė ofertė djallėzore tė KOS-it. Habit vetėm fakti sa shpejtė bien nė karreme tė tilla njerėzit tanė, sidomos portparollėt e Qeverisė dhe ndonjė sharlatan tjetėr politik, apo ndonjė deputet kokėgdhe, qė nuk logjikon me kokėn e tij, ose logjikon mbrapshtė, nė mungesė tė dijes elementare pėr tė komentuar njė deklaratė publike, e cila mban emrin “ofertė pėr pajtim tė ndėrsjellė tė bashkėqytetarėve”, duke i konsideruar shqiptarėt e Kosovės, bashkėqytetarė tė Serbisė dhe duke iu bėrė thirrje pėr pajtim, pasi paraprakisht i konsideron bashkėfajtorė. Kjo shėmti e njerėzve tanė ėshtė e pafalshme, sepse nxjerrė nė sipėrfaqe paditurinė dhe shpirtin skllav tė tyre.
Kisha serbe, e njohur tashmė nė krejt botėn pėr qėndrimin e saj ekskluziv dhe urrejtjen morbide kundėr myslimanėve e katolikėve, nuk ka tė drejtė morale as njerėzore tė kėrkojė falje, qoftė edhe nga viktimat, pa pranuar paraprakisht tė gjitha tė ligat, krimet masakrat dhe barbaritė, tė cilat nė tė gjitha periudhat e historisė u ka bėrė tė gjithė besimtarėve tė tjerė, pėrveē atyre ortodoksė. Dhe pėr ēudi, nė kohėn e informimit universal, nė kohėn e Internetit, ende nė mesin tonė gjenden papagaj politikė fare tė paniformuar, tė cilėt pėrshėndesin kėtė akt tė kishės Serbe, kėtė akt cinik dhe fyes nė tė njėjtėn kohė, sepse nuk ka cinizėm mė tė shėmtuar, sesa tė kėrkosh ta pajtosh viktimėn dhe xhelatin, derisa xhelati arsyeton krimin, nė emėr tė njė ideje, nga e cila asnjėherė nuk ka hequr dorė. Dhe kjo vė nė pikėpyetje tė madhe esencėn “fetare” tė krishterimit serb.
Nėse me tė vėrtetė krishterimi nė Serbi pėrfaqėsohet nga ky sinod, i cili pa asnjė rezervė ka pėrkrahur, madje edhe ka yshtur politikėn antishqiptare tė ish Jugosllavisė monarkiste, ka pėrkrahur madje edhe pushtimin fashist tė Serbisė nė vitin 1941, ka pėrkrahur politikėn fashiste, barbare dhe masakruese tė Drazha Mihajloviqit dhe tė Slobodan Milosheviqit. Me veprime tė tilla, Kisha ortodokse Serbe ka humbur prestigjin e vėrtetė fetar. Me veprime tė tilla, Kisha serbe, jo vetėm qė ka pranuar tė jetė instrument i politikės kolonizuese e hegjemoniste serbe, por ka qenė dhe ka mbetur projektuese dhe zbatuese e kėtij projekti, madje edhe nė ditėt tona. Janė po kėta priftėrinj, tė cilėt ardhjen nė pushtet tė Slobodan Milosheviqit, edhe pse me pikėpamje e bindje komuniste e socialiste, e pėrshėndetėn me tėrė qenien, duke e konsideruar atė si prijės tė fortė, qė do ta zgjidhte ēėshtjen serbe, pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė.
Ėshtė po kjo Kishė politike e krimit dhe e gjakut, e cila asnjėherė nuk ėshtė distancuar nga politika nacionalfashiste serbe, madje as pas Masakrės sė Srebernicės, kur dhjetė vjet mė parė, bandat ushtarake e policore serbe vranė dhe masakruan, vetėm pėr disa orė, mė shumė se 8 mijė myslimanė, fėmijė gra e pleq. E shurdhėr mbeti Kisha shėnsaviste serbe asokohe, ashtu sikurse ishte e shurdhėr, por djallėzore nė veprime tė fshehta, edhe gjatė tėrė kohės sė luftės nė Kosovė.
Tani kur faktori politik ndėrkombėtar ka filluar ta vė nė zbatim projektin pėr fillimin e bisedimeve lidhur me statusin politik tė Kosovės, kreu i KOS-it bėn pėrpjekje pėr ta larė, aq sa mund ta lajė nė kėtė mėnyrė gjakun e krimeve, duke kėrkuar nga shqiptarėt “falje tė ndėrsjellė”, sepse sipas rezonimit tė KOS-it edhe shqiptarėt paskan bėrė krime, po aq sa serbėt. Kjo lojė paragjykuese, nė esencė ėshtė djallėzore, dhe nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me krishterimin dhe me asnjė fe tė vėrtetė tė qytetėrimit botėror. Pas fytyrave dhe mjekrave tė priftėrinjve serbė gjithnjė janė fshehur thikat e gjata, tė cilat kanė therė edhe fėmijė shqiptarė e myslimanė. Kėto tė liga ata i punojnė edhe sot nėn petkun e zi tė idesė sė tyre tė zezė, ide qė nuk kanė tė bėjnė me asnjė fe tė vėrtetė.
Pajtimi mes shqiptarėve dhe serbėve mund tė ndodh vetėm pasi tė jenė shėruar plagėt shumėshekullore, vetėm pasi tė ketė kaluar njė kohė e gjatė nė fqinjėsi tė ndarė, pėrse jo edhe tė getoizuar. Deri atėherė, ēdo kėrkesė e njėanshme dhe cinike pėr pajtim tė viktimės me xhelatin, vetėm sa e pėrkeqėson gjendjen e sigurisė nė vend dhe vetėm sa prek nė plagėt e pashėrueshme. Shqiptarėt liridashės nė Kosovė nuk i harrojnė dot krimet dhe masakrat qė kanė kryer bandat ushtarake dhe policore serbe, tė pėrkrahura dhe tė bekuara nga po kjo Kishė, nga po kėta udhėheqės fetarė.
Shqiptarėt dhe serbėt kanė nė mes armiqėsinė e tyre 13 shekullore, e cila nuk harrohet dhe nuk mund tė kthehet nė miqėsi qoftė edhe nėn presionin ndėrkombėtar. Mund tė ketė miqėsi tė caktuar individėsh apo grupesh tė interesit, mund tė ketė qytetarė shqiptarė, tė cilėt pėr interesa tė ngushta familjare e grupore shėrbehen me pasaporta dhe letėrnjoftime tė Serbisė, por nuk mund tė flitet pėr pajtim tė vėrtetė, pasi qė nuk janė krijuar parakushte, meqė ende nė humbėtirat e Sodomės Serbi kanė ngelur eshtrat edhe tė 3000 martirėve shqiptarė, tė rrėmbyer, tė vrarė dhe tė masakruar nga serbėt gjatė luftės nė Kosovė. Nuk mund tė pėrjashtohet as ndonjė krim i izoluar, i ndonjė shqiptari, apo i ndonjė grupi shqiptarėsh tė jetė kryer kundėr serbėve. Mirėpo, shqiptarėt si popull i robėruar asnjėherė gjatė periudhės kohore prej vitit 1912 e deri mė 11 qershor tė vitit 1999 nuk kanė pasur pushtet mbi serbėt, dhe nuk kanė mundur tė ushtrojnė as krime, as pushkatime, sikur pretendon KOS-i. Pushtetin ushtarak dhe politik nė Kosovė prej 11 qershorit tė vitit 1999 e ka administrata e UNMIK-ut dhe paqeruajtėsit e KFOR-it.
Kombet edhe mund tė robėrohen e tė shfarosen, por nuk mund tė detyrohen tė bashkėjetojnė kundėr dėshirės tė tyre, edhe atėherė kur kryetarėt e kėtyre popujve insistojnė nė njė pajtim tė tillė, pėr tė pėrfituar favore politike, apo favore tė tjera. Pėr mė tepėr Kisha Ortodokse serbe nuk ka kredibilitet moral, fetar as njerėzor pėr tė ndėrmarrė nisma tė tilla pajtuese, derisa vetė nuk ėshtė diferencuar nga politika e saj djallėzore, inkuizicionale.
Shqiptarėt liridashės tė Kosovės nuk do tė pranojnė me asnjė ēmim dhe me asnjė kusht tė jenė bashkėqytetarė tė Serbisė, dhe nuk kanė asnjė arsye tė pranojnė se fajet pėr krimet qenkan tė ndėrsjella, andaj tė dyja palėt u dashka tė kėrkojnė falje. Pranimi i tillė i ofertės sė KOS-it nga ndonjė shqiptar i papėrgjegjshėm, do tė thotė shkelje mizore nė gjakun e derdhur pėr liri dhe pranim pėr tė barazuar xhelatin me viktimėn. A.Q.



Copyright © 1999-2005.  Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e Lirë.
Disenjuar dhe Programuar nga add online