Komenti

27.4.2006. Kosova zyrtare dhe marrėveshja aneksioniste e kufirit

Siē dihet, nė fillim tė vitit 2001, qeveria e Serbisė inicoi ēėshtjen e ndryshimit tė njė pjese tė kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė. Ky hap taktik u ndėrmor pėr tė demonstruar ushtrimin e sė drejtės mbi tėrėsinė territoriale tė Kosovės nga e ashtuquajtura federatė e atėhershme jugosllave, pėrkatėsisht nga Serbia. Pjesė e kėtij skenari antishqiptar u bė edhe Shkupi zyrtar i Boris Trajkovskit tashmė tė ndjerė, duke cenuar tėrėsinė e territorit tė Kosovės me njė marrėveshje tė paligjshme ndėrshtetėrore, me tė cilėn Maqedonia pėrvetėsoi rreth 2500 hektarė tokė tė Kosovės.
Pėr habi, marrėveshja aneksioniste e koalicionit antishqiptar serbo-maqedon, njė vit mė pas u miratua nga Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, me tė cilin akt, edhe ky mekanizėm do tė bėhet aktor pjesėmarrės i skenarit tė hartuar nė Beograd. Pėrkrahjen e njė loje hegjemoniste, Kėshilli i Sigurimit dhe misioni i OKB-sė nė Kosovė, UNMIK, e dėshmuan hapur me faktin e zhvlerėsimit tė menjėhershėm tė rezolutės me tė cilėn Kuvendi i Kosovės, pas njė vonese tė pafalshme dhe pas njė hamendjeje qyqare, shpalli tė papranueshme marrėveshjen rektifikuese serbo-maqedone pėr kufirin e Kosovės. Mė pas palėt nėnshkruese bėnė pėrpjekjet e vazhdueshme pėr tė konkretizuar objektin e marrėveshjes, pėrkatėsisht, pėr tė realizuar shėnimin e vijės sė re kufitare nė njė pjesė tė kufirit ndėrmjet Kosovės e Maqedonisė, duke lėnė brenda territorit tė kėsaj tė fundit pjesėn e aneksuar tė territorit tė Kosovės. Kėto, si dhe pėrpjekjet e KFOR-it pėr tė hapur njė vendkalim tė ri kufitar nė fshatin Debėllde, me qėllim qė tė formalizohej vija e re kufitare, u pamundėsuan jo nga kundėrshtimi i institucioneve tė Kosovės, por nga vendosmėria e banorėve tė Debėlldesė e tė fshatrave pėrreth, tė cilėt u treguan tė gatshėm tė mbrojnė tokėn dhe pronat e tyre, me ēdo mjet.
Megjithatė, ēėshtja e shėnimit tė vijės sė kufirit me Maqedoninė, sipas marrėveshjes sė nėnshkruar midis Beogradit e Shkupit, duke qenė problem i hapur, u aktualizua kohė pas kohe deri nė ditėt e sotme dhe sa mė afėr momentit kur pritet tė vendoset pėr fatin politik tė Kosovės, ajo po aktualizohet edhe mė me forcė. Siē dihet, Qeveria e Serbisė vazhdon tė kėmbėngulė tė jetė aktorja e pėrmbarimit tė marrėveshjes sė arritur me Qeverinė e Maqedonisė, pėr tė dėshmuar se ėshtė ajo zot shtėpie nė Kosovė, qė mund t’ia falė a shesė kujt tė dojė, cilėndo pjesė tė territorit “tė saj”, duke prejudikuar nė kėtė mėnyrė pronėsinė shtetėrore mbi Kosovėn, e bindur se pėrcaktimi, qoftė edhe i njė pėllėmbe tė kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė ka domethėnie thelbėsore edhe nė procesin e vendimit pėr statusin politik tė Kosovės. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse po insistohet kaq ethshėm qė ēėshtja e marrėveshjes dhe e kufirit tė pėrfundojė para pėrcaktimit tė kėtij statusi.
Po me tė njėjtin zjarr, pikėpamjen se vija kufitare e parashkruar me marrėveshjen e paligjshme tė arritur me palėn serbe, duhet gjithsesi tė legjitimohet para se tė pėrcaktohet statusi politik i Kosovės, po vazhdon ta mbrojė edhe Qeveria e Maqedonisė. Pėr tė satėn herė, kėtė qėndrim e kanė shprehur edhe kohėt e fundit dy autoritetet kryesore tė kreut maqedonas, kryetari i shtetit Branko Cervenkovski dhe kryeministri, Vllado Buēkovski. Kėto dy figura kryesore qė pėrfaqėsojnė shtetin e Maqedonisė, qesin nė sipėrfaqe faktin se ky shtet, pėr fat tė keq, vazhdon tė jetė servis dhe shėrbėtor besnik i politikės serbomadhe kundėr Kosovės. Duke qenė i vetėdijshėm se marrėveshja pėr kufirin ėshtė e paligjshme, aneksioniste dhe me prapavijė hegjemoniste, kreu i kėtij shteti nxiton tė realizojė marrėveshjen me palėn nėnshkruese, duke ia bėrė asaj shėrbimin e kontraktuar politik, kurse vetė duke pėrvetėsuar territorin e aneksuar. Kėto qėndrime ortodokse proserbe tė kreut maqedonas, tė zbuluara me njė tė gėrvishtur tė lehtė, pėrgėnjeshtrojnė bindjen mbi demokratizimin e shtetit qė drejton ai, duke dhėnė provėn e shovenizmit shtetėror kundėr shqiptarėve.
Meqenėse nuk mund tė nėnkuptohej lidhja e njė marrėveshjeje siē ishte ajo serbo-maqedonase pėr kufirin e Kosovės, pa lejen e fuqive tė mėdha botėrore, edhe kėto tė fundit, deri tash kanė shprehur qėndrimin, nė akord me Beogradin dhe Shkupin, sa i pėrket rektifikimit tė vijės kufitare Kosovė-Maqedoni. Sipas tyre, kjo vijė duhet shėnuar nė pėrputhje me marrėveshjen e palėve nėnshkruese, para pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės. Kėtė qėndrim ka rėnė ta dėgjojmė jo njė herė edhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe arsyet e tij nuk mund tė komentohen ndryshe, pėrveēse si provė e legjitimimit tė njė politike tė re aneksioniste kundėr Kosovės, e cila ka si paravan Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit.
Megjithėse sa pėr tė thėnė, Kuvendi i Kosovės e kishte thėnė fjalėn e vet lidhur me problemin qė hapi marrėveshja kufitare serbo-maqedone, me njė rezolutė jetėshkurtėr, kryeqeveritarėt e njėpasnjėshėm tė Kosovės, kryepushtetarėt e tjerė, kryepartiakėt e deri te ēaushėt negociatorė, marrėveshjen kufitare e bėnė objekt shqyrtimi me zyrtarėt maqedonas. Ata sa herė qė shkuan pėr darka, dreka e promovime tė tjera te homologėt e tyre nė Shkup, por edhe nė Prishtinė, kanė insistuar qė kontesti kufitar i ngritur me marrėveshjen Beograd-Shkup tė zgjidhet, jo nė kėtė relacion, por nė relacionin Prishtinė-Shkup. Ata, po ashtu, kanė insistuar qė ky kontest tė zgjidhet pas pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės, e jo para tij.
Duke insistuar qė nė shėnimin e vijės sė re kufitare me Maqedoninė, sipas njė marrėveshjeje aneksioniste, aktore tė jetė Prishtina zyrtare, autoritetet dritėshkurtra tė Kosovės, me shprehinė qė tė flasin pėr Kosovėn si pėr pronėn e tyre private, nė realitet legalizojnė marrėveshjen ekzistuese. Nė anėn tjetėr, duke kėmbėngulur qė ēėshtja e kufirit tė zgjidhet pas statusit pėrfundimtar tė Kosovės, e jo para tij, ata nė realitet sėrish e bėjnė faktike marrėveshjen aneksioniste Beograd-Shkup, kurse ēėshtjen e kufirit e bėjnė tė pranueshėm si kontest faktik, qė kėrkon zgjidhje! Qėndrimet e tilla janė nė kundėrshtim me rezolutėn e shfuqizuar nga shefi i UNMIK-ut, tė Kuvendit tė Kosovės, e cila kishte hedhur poshtė marrėveshjen serbo-maqedonase dhe si rezultat, ato fuqizojnė kėtė marrėveshje, pavarėsisht prej faktit se kush do ta zbatojė dhe kur do ta zbatojė atė. Janė po kėto qėndrime tė deritashme tė faktorit politik dhe tė institucioneve tė Kosovės, tė cilat e shfuqizojnė deklaratėn e shprehur qartė kėto ditė, tė zotėriut, kryeministrit Agim Ēeku, sipas sė cilės marrėveshja serbo-maqedonase pėr kufirin e Kosovės do tė jetė e pavlefshme.
Duket qartė se autoritetet maqedonase po pėrpiqen ta imponojnė zbatimin e marrėveshjes, duke e ndėrlidhur objektin e saj me stabilitetin, jo vetėm ndėrmjet dy vendeve, Kosovės e Maqedonisė, por edhe nė rajon. Kėtė pikėpamje e shprehu ditė mė parė kryeministri Buēkovski. Mirėpo, shtrohet pyetja, tė cilėn nuk e bėnė kurrė zyrtarėt e papėrgjegjshėm tė Kosovės: se me cilin fakt po e destabilizoka sigurinė nė rajon, kufiri i deritashėm i Kosovės dhe me cilin fakt po e krijoka stabilitetin nė rajon kufiri i paraparė me marrėveshjen rektifikuese? Kėsaj pyetjeje duhet t’i japė pėrgjigje paraprakisht, secili qė dėshiron dhe pretendon ndryshime kufijsh.
Ėshtė e qartė se shqiptarėt nė Kosovė, por edhe mė gjerė, mė pak se ēdo kush tjetėr nė rajonin e Ballkanit, kanė arsye ta kundėrshtojnė ndryshimin e kufirit me Maqedoninė, e sidomos me trevat e atjeshme tė banuara me shumicė shqiptare. Kjo ēėshtje edhe do tė mund tė ngrihej, apo do tė duhej tė ngrihej nė ndonjė moment oportun. Mirėpo, atėherė nuk dihet nė cilėn anė, kėtej, apo andej Debelldesė, do tė mund tė vendosej kufiri midis dy vendeve. Ky fakt do tė duhej dhe duhet t’u bėhet me dije autoriteteve maqedonase, nė mėnyrė qė ato ta heqin sa mė parė nga koka fiksionin se vija e kufiri tė shtetit tė tyre duhet dhe mund vetėm tė zgjatet, e jo edhe tė shkurtohet. Nė qoftė se kėtė mesazh nuk e pėrēojnė ata qė e kanė bėrė shprehi tė flasin pėr Kosovėn, si pėr pronėn e tyre private, e qė e kanė bėrė zeje pėrfituese copėzimin e Kosovės, tjetėrsimin e pronave nė dobi tė manastireve serbe etj., atėherė do tė dėgjohet zėri legjitim si ai i njė fshatari tė Debelldesė, i cili, problemin e kufirit dhe tė pronave tė tij tė uzurpuara nga shteti maqedonas e shpjegoi me parandjenjė lufte. Kontesti kufitar ndėrmjet Kosovės e Maqedonise, siē cilėsohet nuk ekziston. Si i tillė ai ėshtė sajuar artificialisht me marrėveshjen ndėrmjet palės serbe dhe maqedonase. Prandaj, zgjidhja e kėtij kontesti parakupton, nė rend tė parė, kthimin nga shteti i Maqedonisė tė 2500 hektarėve tė uzurpuar tė territorit tė Kosovės. Ndėrsa, rektifikimi i kufirit sipas marrėveshjes ekzistuese nuk duhet tė bėhet as para statusit dhe as pas statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Po ashtu, ky rektifikim nuk duhet tė bėhet as nga Beogradi, por as nga Prishtina, apo UNMIK-u, duke refuzuar pėrfundimisht si tė vlefshme dhe tė zbatueshme marrėveshjen aneksioniste Beograd-Shkup. Nezir Myrtaj

Kujt i jep mėsim, Ali Ahmeti?

Kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, gjatė takimeve qė pati nė Prishtinė me pėrfaqėsuesit e institucioneve dhe liderėt politikė tė vendit tonė, u ka bėrė thirrje serbėve tė Kosovės, tė ndjekin shembullin e shqiptarėve nė ish-RJ tė Maqedonisė, me qėllim pėr t’u integruar dhe pėr tė bashkėpunuar me institucionet e vendit.
Ali Ahmeti, me njė ftesė tė tillė jo vetėm qė ka treguar naivitet dhe shkurtpamėsi politike, por si duket mundohet, beson, ose hiqet sikur beson se shqiptarėt nė ish-RJ tė Maqedonisė paskan fituar shumė tė drejta, tė cilat duhet t i marrkan shembull serbėt e Kosovės, me qėllim pėr tė bashkėqeverisur Kosovėn sė bashku me shqiptarėt. Ali Ahmeti ose nuk e di, ose hiqet sikur nuk e di se serbėt nė Kosovė kanė shumė mė tepėr tė drejta sesa shqiptarėt nė ish RJ tė Maqedonisė.
Serbėt pėrdorin gjuhėn e tyre nė tė gjitha institucionet e Kosovės dhe jo vetėm nė institucionet arsimore. Serbėt kanė krijuar tashmė enklavat e tyre, tė cilat po i legjitimojnė pėrmes procesit tė decentralizimit. Serbėt kanė siguruar autonomi tė plotė eksterritoriale pėr tė gjitha kishat dhe faltoret e tyre nė Kosovė. Tė gjitha toponimet e Kosovės janė tė shėnuara edhe nė gjuhėn serbe, madje edhe atje ku nuk ka shkelur kurrė as kėmba e njė serbi. Serbėt nuk i njohin as i pranojnė institucionet e Kosovės. Serbėt nė Kosovė vetėqeverisen nga Beogradi dhe marrin e dy e tri burime tė ardhurash. Serbėt mbajnė tė okupuar pjesėn veriore tė Kosovės dhe disa komuna brenda territorit aktual tė vendit tonė. Serbėt nė Kosovė, madje as sa pėr sy e faqe nuk do tė pranonin ta nėnshkruanin njė marrėveshje si ajo Marrėveshja famėkeqe e Ohrit, e cila edhe si e tillė, e mjerė dhe gjysmake nuk ėshtė zbatuar deri tani.
Harron, ose nuk e di ky dėshtak i luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, se liderėt serbė kanė deklaruar sa e sa herė, madje edhe botėrisht, se nuk duan tė jetojnė me shqiptarėt, atje ku ata janė shumicė, se nuk duan nė asnjė mėnyrė tė jetojnė nėn qeverisjen dhe dominimin e tyre. Dhe ata kanė arritur ta bėjnė kėtė, meqė nė mesin e tyre nuk gjenden politikanė tė kalibrit tė Ali Ahmetit dhe tė tillėve, qė hiqen pas tij.
Ali Ahmeti harron ose nuk e pėrfill edhe faktin se nė Kosovė kanė jetuar dhe aktualisht jetojnė vetėm 6 apo 8 pėr qind popullatė autoktone “raje” serbe, ndėrsa nė shtetin artificial sllavomaqedon jetojnė rreth 30 pėr qind shqiptarė autokton, denbabaden, dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė tėrhiqen paralele tė tilla krahasuese, krejtėsisht tė paqėndrueshme, antikombėtare dhe antihistorike. Pėrse bėn kalkulime tė tilla, Ali Ahmeti?
I njohur gjatė kohės sė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare si frenues i proceseve tė mirėfillta ēlirimtare, si njė “Kalė i Trojės” i kėsaj ushtrie, Ali Ahmeti, duke qenė nė tė gjitha aspektet i nėnshtruar dhe i manipuluar, arriti tė hiqet nga e ashtuquajtura listė e zezė e Bushit, arriti koalicion me sllavomaqedonėt, nėnshkroi njė marrėveshje nėnshtruese dhe poshtėruese pėr shqiptarėt, nė kohėn kur qe fituar lufta kundėr aparaturės shtypėse sllavomaqedone. Dhe nuk ėshtė pėr t’ u habitur pėrse ky, Ali Ahmeti, bėn inkursione tė tilla politike. Ai tashmė kėrkon tė degradojė tė gjitha proceset ēlirimtare madje edhe nė Kosovė, sepse si duket ka hetuar se fryma e tij e sėmurė e politikave kolaboracioniste, ėshtė e pranishme edhe te disa politikanė tanė tė njohur dhe tė kalitur nėpėr rravgime tė tilla, aspak tė lavdishme. Jo rastėsisht, Ali Ahmeti shet mend dhe bėn akrobacione tė tilla politike. Jo rastėsisht ai demonstron politikėn e tij tė dėshtuar si politikė pragmatiste, jo rastėsisht ai bėn krahasime tė tilla krejtėsisht tė paqėndrueshme. Duke udhėhequr njė politikė tė tillė tė njė qind fytyrave ai ka arritur “favore tė caktuara” por sa do tė arrijė tė mbahet nė kėto paterica, kjo do tė shihet dhe do tė vėrtetohet nė tė ardhmen. A.Q.



Copyright © 1999-2005.  Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e Lirë.
Disenjuar dhe Programuar nga add online