Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Skenderajt, mbajti mbledhjen e radhës, në këtë mbledhje të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës Bekim Jashari, Nënkryetari, Nuredin Lushtaku, Kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti, Drejtorët e Drejtorive, Anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa, përfaqësues të OSBE-së, si dhe mediat. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për pikat e rendit të ditës, ku më pas këto rekomandime i përcillen për miratim Kuvendit Komunalë.

Rendi i Ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;

  2. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  3. Raporti financiar i realizimit të buxhetit Komunal, janar – Mars 2018, nr. 02-052/02-0022057/18, i datës 12.04.2018, ( raporton Drejtor, Mehmet Berisha);

  4. Propozim – Vendim nr.400/04-0021942/18, i datës 12.04.2018, mbi lejimin e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, nga zyra e Kryetarit, për Familjen e Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari,( raporton Drejtori, Mehmet Berisha);

  5. Propozim – Vendim 02-464/02-0021864, i datës 12.04.2018, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër 1 vit, personave fizik/ juridik, lokalet pronë Komunale nën tribunat e Stadiumit të Futbollit “ Bajram Aliu” në Skenderaj ( raporton Drejtoresha, Sandra Fazliu);

  6. Propozim – Vendim nr. 02-021/01-0022008, i datës 14.04.2018, për formimin e komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike brenda territorit administrativ të Komunës së Skenderajt ( raporton, Kryesuesja e Kuvendit Fatbardha Haliti)

  7. Informatë për gjendjen sociale në Komunën e Skenderajt, nr. 08-550/01-0022048/18 i datës 12.04.2018,( raporton Drejtori, Osman Veliu);

  8. Plani i punës për vitin 2018, i komitetit konsultativë për Arsim, Kulturë, Fe, Rini e Sport.

  9. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …