Komuna e Deçanit dhe DEMOS së shpejti më një bashkëpunim në realizim të projekteve

Komuna e Deçanit dhe Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave DEMOS, i financuar nga Qeveria Zvicerane e që zbatohet nga HELVETAS Swiss Interecooperation, Fondacioni Zviceran, së shpejti pritet të krijojnë mundësi të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj  më bashkëpunëtorë kanë pritur në  takim Norbert Pijls, Drejtor i projektit DEMOS, me bashkëpunëtorë, Prend Krasniqi dhe Teutra Jaha. Ndonëse komuna e Deçanit nuk ka qen deri më tani partnere në ndonjë projekte nga DEMOS Kryetari Ramosaj, bëri të ditur në pika të shkurta fokusin e zhvillimit ekonomik në komunën e Deçanit, promovimin e turizmit, zhvillimin e bujqësisë por edhe mundësit e vogla buxhetore që ka komuna e Deçanit për realizimin e këtyre projekteve. E në anën tjetër drejtori i Demos-it Norbert Pijls, tha se ne do të ishim të lumtur nëse arrimë që bashkë të realizojmë projekte të cilat kanë mundësi të përkrahën nga DEMOS. Vlen të ceket se vlera e projekteve në nivel të Kosovës që financohet nga DEMOS kapë shifrën 2 milion e 500 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …