Komuna e Kaçaniku nis ndërtimin e dy objekteve të rëndësishme për mirëqenien qytetare

Në kuadër të vazhdimit të rregullimit të mirëqenies qytetare, Komuna e Kaçanikut ka filluar ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Kaçanik të Vjetër si dhe ndërtimin e objektit për banim social, po ashtu në këtë fshat. Për ta përciellur nga afër fillimin e punimeve, vendpunishten e kanë vizituar Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi si dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka. Nënkryetari Elezi tha se këto dy objekte paraqesin një rëndësi të madhe për rregullimin e mirëqenies qytetare njëri në aspektin e shëndetësisë, kurse tjetri në ngritjen e mirëqenies për familjet e varfra pa kulm mbi kokë. Projekti “Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër” në fazën e parë do të kushtoj 58 mijë euro, mjete të siguruara tërësisht nga buxheti komunal. Projekti “Ndërtimi i objektit për banim social” do të ndërtohet me etazhitet p +5 ndërsa do të kushtoj 343 mijë 974 euro, projekti financohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi e ka pritur në takim z. Shaip Himaj nga fshati Gexhë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka pritur në takim z. Shaip Himaj …