Komuna e Kaçanikut fituese e projektit “Gara për mjedis të pastër”

Komuna e Kaçanikut ka përfituar shumën në vlerë prej 137 mijë e 381 euro, në kuadër të garës për mjedis të pastër, nga Republika Federale e Gjermanisë nëpërmjet KfW-së, ku kanë qenë të përfshira 17 komuna të Kosovës. Në takimin që pati Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastërtia” Dugagjin Hetemi, u diskutua ndarja e këtyre mjeteve në KRK “Pastërtia” dega në Kaçanik. Në takim po ashtu u diskutua forma më e mirë e menaxhimit të mbeturinave. Kryetari Ilazi falënderoi stafin komunal për angazhimin dhe punën e tyre për t’u bërë pjesë e garës ku tashmë kanë dal fitues.

Drejtori për Shërbime Publike dhe emergjenca Ramadush Osmani, njoftoi se raporti i vlerësimit i mbi 17 komunave pjesëmarrëse në “Garën për mjedis të pastër”, në vlerësimin e përmbushjes së kritereve të qasjes dhe indikatorëve të performancës nga MMPH, komuna e Kaçanikut ka fituar shpërblimin për kriteret e qasjes dhe indikatorëve të performancës. Drejtori Osmani shtoi se mjetet do të shpenzohen duke u bazuar në Planin komunal për Menaxhimin e Mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …