Komuna e Kaçanikut participon në projektin e HANDIKOS-it të financuar nga Ambasada Amerikane

Komuna e Kaçanikut do të mbështes me 20 % të shumës së përgjithshme, projektin “Lehtësimi i procesit të ri-aftësimit Profesional dhe mundësive të punësimit për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Kaçanikut” projekt i financuar nga Ambasada Amerikane ndërsa do të implementohet nga HANDIKOS – Kaçanik. Kjo u bë e ditur në takimin e fillimjavës të ekzekutivit komunal, të cilin e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi. Drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, tha se shuma e përgjithshme e projektit është 20 mijë dollarë, në këtë shumë komuna do të participoj me shumën 20 %. Përmes këtij projekti synohet inkurajimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuara, ngritja e debatit qytetarë mbi nevojën për punësimin e personave me aftësi të kufizuara si dhe trajnimi profesional i tyre, synime që janë edhe në mesin e prioriteteve të Kryetarit Besim Ilazi për mbështetjen në forma të ndryshme të personave me nevoja të veçanta. Në takim u bë e ditur po ashtu se punimet janë duke vazhduar në rregullimin dhe asfaltimin e dhjetëra rrugëve, e disa projekte të tjera kanë hyrë në fazën finale të implementimit, kurse sot do të betonohen edhe themelet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …