leoni

Komuna e Malishevës nderon humanistin Bashkim Shala

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka ndarë një mirënjohje për humanistin dhe bashkatdhetarin Bashkim Ferat Shala nga Guncati. Këtë mirënjohje, kryetari Begaj, e ka ndarë për humanistin Shala, për shkak të aktiviteteve të tij humane, përkatësisht për blerjen e 75 karrocave për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Malishevës.

Muaj më parë, Bashkim Ferat Shala, që jeton dhe punon në Zvicër, i ka dhënë Qendrës së Rehabilitimit – HANDIKOS në Malishevë, një donacion prej 75 karrocave për nevojat e kësaj qendre, përkatësisht për personat të cilët kanë nevojë të lëvizin me karrocë.

Po ashtu, humanisti Shala, kohë më parë, ka furnizuar me kabinet të informatikës, edhe shkollën në fshatin Guncat. Të gjitha këto donacione nga buxheti i tij personal.

Për këtë qëllim, sot, kryetari i Komunës së Malishevës, e ka nderuar me mirënjohje, humanistin Shala, i cili edhe në të kaluarën ka bërë vepra të tilla humane, në dobi të shoqërisë dhe komuniteteve të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …