Komuna e Rahovecit intervenon në evitimin e vërshimeve

Edhe Komuna e Rahovecit është përfshi nga reshjet e mëdha të shiut të rënë gjatë ditës së hënë dhe që në disa vendbanime ka pasur edhe vërshime. Pas kërkesave që kanë ardhur nga qytetarët, zyrtarët kompetent komunal kanë dal në teren. Me të parë situatën e krijuar është kërkuar nga operatori i kontraktuar nga Komuna për intervenime emergjente, që të bëjë debllokimin e urave dhe pastrimin e proçkave në mënyrë që të mos ketë rrezik nga vërshimet. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Rahovec thotë se, pas pranimit të kërkesave nga ana e qytetarëve, kemi dal në teren dhe kemi intervenuar në vendet ku është kërkuar. Intervenimet janë bërë përmes operatorit, që është i kontraktuar për intervenime emergjente dhe nga kjo mund të them se kemi evituar vërshimet në disa vendbanime. “Në këtë drejtim jemi duke punuar edhe më tutje, në mënyrë që qytetarët të mos të jenë të rrezikuar nga vërshimet, pasi që në vazhdimësi jemi duke bërë pastrimin e prockave dhe urave, një gjë e tillë është bërë në rrugën Polluzhë-Sarosh”, shton drejtori Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …