Komuna e Rahovecit shënon 10 vjetorin e Pavarësisë

Aktivitete të shumta janë zhvilluar në Komunën e Rahovecit për nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këtë ditë të shënuar, që bëri kthesë në historinë e Kosovës, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi  i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Rahovec. Buqetë lulesh dhe homazhe janë bërë edhe tek busti i dy heronjve ‘’Xhelal Hajdi-Toni’’dhe ‘’Selajdin Mullabazi-Mici’,për të vazhduar nëpër të gjitha vendet ku kanë rënë dëshmorët e komunës së Rahovecit. Po ashtu kryetari Latifi  ka pritur qytetarë të shumtë në ambientet e komunës,ku i ka uruar ata për këtë përvjetor jubilar të shtetit tonë. Manifestimi qendrorë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë u mbajt në shtëpinë e kulturës  “Mensur Zyberaj’’ në Rahovec, ku përpos shumë mysafirëve atu u prezantua edhe një program kulturor-artistik. Për rëndësinë e kësaj date foli i pari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ,i cili në mes tjerash ka theksuar se duhet të jemi krenar me të arriturat tona gjatë këtyre  viteve. Në jubileun e 10-të të pavarësisë duhet falënderuar të gjithë ata të cilët ranë në altarin e lirisë për këtë ditë që po e shënojmë sot, për këtë liri që po e gëzojmë të gjithë. Ai tha se më meritoret që ne festojmë sot këtë festë të lirë janë pikërisht çlirimtarët e saj. Në kuadër të këtyre aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori, u mbajt edhe mbledhja solemne e kuvendit komunal të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …