Komuna e Skenderajt ndër komunat më të mira sipas vlerësimeve të Auditorit të Përgjithshëm

Zyra e Auditori të Përgjithshëm e ka vlerësuar pozitivisht punën e Komunës së Skenderajt në aspektin e pasqyrave financiare vjetore për vitin 2016 dhe menaxhimit të parasë publike të qytetarëve, duke dhënë Opinion të modifikuar me theksim të çështjes. Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Skenderajt prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet material. Në Raportin vjetor të Auditimit për Komunën e Skenderajt thuhet se: “Sipas opinionit tonë Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik”. Po ashtu Auditori ka lavdëruar punën e Komunës së Skenderajt në realizimin e të hyrave për vitin 2016, duke konstatuar se: “Plani i të hyrave për 2016 ishte realizuar 104%, dhe kjo është një performancë mjaft e mirë e treguar nga komuna e Skenderajt, duke pasur në konsideratë se nga to varen shumë projekte kapitale të komunës”. Në raportin për Komunën e Skenderajt, Auditori i Përgjithshëm tek theksimi i çështjes ka evidentuar gjetje të cilat nuk prekin aspektin material, por kryesisht kanë të bëjnë me çështje teknike procedurale, madje disa prej tyre ndërlidhen me përgjegjësitë e nivelit qendror. (për shembull: Programet automatike të tatimit në pronë). Komuna e Skenderajt i trajton shumë seriozisht të gjitha rekomandimet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm , siç ka vepruar edhe në vitet e kaluar. Zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Komuna e Skenderajt do ta bëjë përmes një Plani specifik të veprimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …