leoni

Komuna e Skenderajt përfituese e një donacioni për pajisje mjekësore nga Ambasada Japoneze

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Osman Veliu dhe Drejtorin e QKMF-së, Fazli Kadriu, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për projektet përfituese që financohen nga “Granti për Projektet Bazike për Siguri Njerëzore dhe Kulturë” të miratuara nga Qeveria e Japonisë. Komuna e Skenderajt është përfituese e projektit për përmirësimin e shëndetit publik në komunën e Skenderajt përmes furnizimit me pajisje mjekësore në vlerë mbi shtatëdhjetëmijë euro. Ky projekt do të shërbejë për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …