Komuna e Vitisë nga me Plan të Veprimit për Mbrojtjen e Pyjeve

Me qëllim të parandalimit të dëmtimit të pyjeve, si dhe duke vlerësuar gjendjen e rëndë në të cilën janë sipërfaqet pyjore të komunës së Vitisë, si rezultat i prerjeve ilegale dhe djegieve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë mbajtur të hënën një takim me përfaqësues të institucioneve të ndryshme që veprojnë në këtë komunë, për të analizuar gjendjen dhe masat që duhet ndërmerren për të parandaluar këtë dukuri. Në takimin e thirrur nga kryetari Sokol Haliti, e ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i stacionit policor në Viti Fatos Latifi, përfaqësues nga Drejtoritë komunale, Inspektoratit, ambientit, shërbimeve publike, pylltarisë etj. Në këtë takim, u prezantua edhe plani i veprimit për vitin 2018 për mbrojtje të pyjeve , i cili plan përcakton masat që duhet ndërmarrë në mënyrë që të ndërpritet kjo gjendje e rëndë e  pyjeve në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti, ka përmendur se implementimi i këtij plani bëhet në kuadër të vendimit që ka marrë si kryetar komune ditë më parë, duke shpallë vitin 2018, vit të Mbrojtjes se Mjedisit dhe Pyjeve në komunën e Vitisë. “Ky vendim për shpalljen e këtij vitit si vit të ambientit, rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. Andaj, kërkoj nga të gjitha mekanizmat që të jenë të përkushtuara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pyjeve. Është obligim i të gjitha mekanizmave që me seriozitetin më të madh të bëjnë punën e tyre, që të ruajmë pasurit shtetërore  siç janë pyjet, ngase është momenti i fundit që të ndalojmë prerjen ilegale të pyjeve”, ka thënë kryetari Haliti. Ai gjithashtu ka shpreh brengosjen për bashkëpunim jo të mirë të Agjencionit Pyjor të Kosovës me Institucionet komunale dhe ka bërë thirrje që ky bashkëpunim të thellohet, në mënyrë që të ketë progres sa i përket menaxhimit dhe ruajtjes së pyjeve nga keqbërësit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …