Konferenca e Pezës

Konferenca e Pezës

Me 16 shtator të vitit 1942 u mbajt Konferenca e Pezës e cila është njëra prej ngjarjeve më të mëdha e më të rëndësishme të popullit shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Konferenca e Pezës u mbajt në Pezë, një fshat pak kilometra nga Tirana. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet

Në të moren pjesë përfaqësues të Partisë Komuniste dhe të rrymave të ndryshme nacionaliste.

Konferenca vendosi për bashkimin e popullit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje, në një organizatë të përbashkët, Frontin Nacional Çlirimtar.

Si organe të këtij fronti, për mobilizimin e popullit në luftë do të ishin këshillat nacionalçlirimtare, të cilat nuk do të dominoheshin nga asnjë forcë politike.

Përfaqësimi në Konferencën e Pezës ishte:

Partia Komuniste Shqiptare:

  1. Enver Hoxha
  2. Ymer Dishnica
  3. Mustafa Gjinishi
  4. Koço Tashko
  5. Nako Spiru
  6. Nexhmie Xhuglini (Hoxha)

Rrymat Nacionaliste:

  1. Abaz Kupi
  2. Myslim Peza
  3. Haxhi Lleshi
  4. Mustafa Xhani
  5. Ndoc Çoba
  6. Halim Bageja
  7. Ramazan Jarani
  8. Kamber Qafmolla
  9. Ismail Petrela
  10. Skënder Muço
  11. Azis Çami
  12. Skënder Jegeni.

Kryetar i Konferencës së Pezës u zgjodh Ndoc Qoba, ndërsa Sekretar Mustafa Gjinishi.

Shtëpia ku u mbajt Konferenca e Pezës
Shtëpia ku u mbajt Konferenca e Pezës

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, …