Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Kongresisti amerikan Elliot Engel është shprehur i shqetësuar për mungesën e drejtësisë për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë

Si përgjigje ndaj pyetjeve të kongresistit Eliot L. Engel, të cilat janë bërë për sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe zëvendës sekretarin për Çështje të Shtetit, John Sullivan, Departamenti i Shtetit ka shprehur besimin se “ata që janë fajtorë për lëvizjen e trupave të civilëve shqiptarë nga Kosova në varreza masive klandestine në Serbi për të fshehur provat e masakrave të mëparshme, duhet të sillen para drejtësisë.” Departamenti ka sjellë raportin nga Qendra për të Drejtën Humanitare në vëmendjen e Prokurorit të sapo zgjedhur të Serbisë për krimet e luftës.

Kongresisti amerikan Elliot Engel ka shprehur shqetësimin për mungesën e drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Qeveria e Serbisë gjatë dhe pas luftës së Kosovës. “Presidenti serb Vuçiç dhe Daçiq u kanë premtuar zyrtarëve të lartë amerikanë për shumë vite që ata do të sillnin para drejtësisë autorët e këtij krimi dhe krimin e djegies së ambasadës tonë në vitin 2008. Ata të dy po ashtu më premtuan edhe mua”, tha ai.

Engel po ashtu ka theksuar se vrasja masive e 1 mijë civilëve është krim kundër njerëzimit, por kryerësit e veprës kanë mbetur të padënuar. “Provat konfirmuar se vendimi për të fshehur provat e krimeve të kryera ishte planifikuar qysh në mars të vitit 1999, në nivelin më të lartë të qeverisë, dhe tregoi se anëtarët e dy departamenteve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (Departamenti i Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe Departamentet e Ushtrisë Jugosllave përgjegjëse për “pastrimin e terrenit” ishin të përfshirë në të. Ka kaluar një kohë e gjatë për Beogradin që të përballet me faktet dhe t’i sjellë njerëzit në drejtësi – duke përfshirë zyrtarët e saj të lartë, të cilët qëndrojnë prapa këtyre krimeve”, është shprehur Engel.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësimin e thellë me mungesën e drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Qeveria e Serbisë  Ndërsa, sekretari i Shtetit Tillerson, ka ndarë mendimin me kongresistin Engel lidhur me mungesën e progresit në rastin Bytyqi dhe djegien e ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008. Ai ndër tjerash ka thënë se Serbia ka emëruar prokurorin e ri special për krime lufte, një pozitë kjo që kishte mbetur vakante për vite, dhe tash SHBA kanë bërë thirrje që rasti i vëllezërve Bytyqi të jetë prioritet i saj. “Ne shpresojmë se ky emërim do të shërbejë në përparim të hetimeve mbi përgjegjësit për vrasjen në rasti Bytyqi”, ka thënë Tillerson.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …