Eliot Engel: Gjykata Speciale duhet ë heton çdo kënd që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

Kongresmeni amerikan, Engel, vlerësoi se Kosova ka ecur përpara në dhjetëvjetorin e Pavarësisë

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, vlerësoi se Kosova ka ecur përpara përderisa uroi dhjetëvjetorin e Pavarësisë. Engel tha se ka qenë mjaft e vështirë që Kosova të arrijë këtë ditë dhe se ka ende sfida përpara që të bëhet pjesë e BE-së dhe OKB-së, përderisa përgëzoi arritjen e marrëveshjes për demarkacionin. “Kosova ka çështje të rëndësishme për të cilat duhet të punojë. Përgëzoj presidentit Hashim Thaçi dhe presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për marrëveshjen për demarkacioni dhe shpresoj se do të ratifikohet në kuvend”. “Dëshiroj që kjo qeveri të përballet me korrupsionin, dëshiroj ta shoh një vend ku ka energji të pastër, të ketë një armatë multietnike, prosperitet, demokraci dhe paqe” është shprehur Engel gjatë fjalimit të tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …