leoni

Konsorciumi shqiptaro-slloven shfaq interesim për ndërtimin e  një fabrike të çimentos në komunën e Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka pritur përfaqësues të konsorciumit të kompanive shqiptaro-sllovene, me të cilët ka biseduar rreth mundësisë së hapjes së një fabrike të çimentos në rajonin e Klinës.

Oferta e Kompanisë shqiptare “Dekor” dhe “ BFB” d.o.o nga Sllovenia parasheh investim rreth 360 milion euro për këtë projekt madhor në të cilin planifikohet të punësohen afër 500 punëtor vendor.

Prezantimi i projektit nga zyrtarët e këtyre dy kompanive është mjafte serioz dhe ndër projektet më të mëdha pas luftës në Komunën e Klinës.

Kreu i Klinës, Sokol Bashota, ka falënderuar zyrtarët e këtyre dy kompanive për gatishmërinë e treguar për të investuar në komunën e Klinës dhe ka shprehur pajtimin në parim që të ndërtohet fabrika e çimentos, gjithmonë duke respektuar dhe zbatuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës të cilat ligje mbulojnë ketë natyre të investimit.

Bashota sqaroi se të gjitha Kompanitë që janë të interesuara të investojnë në ketë fushë, do të trajtohen njëjtë, por prioritet kanë kompanitë me serioze që gjenerojnë më shumë vende pune dhe kanë kapacitete me të mëdha në investime.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një video-mesazhi, i ka njoftuar qytetarët e …