Veriu i Mitrovicës

Kosova Info: Cilat organizata ekstremiste veprojnë në veri dhe nga kush po mbështeten?

Kohëve të fundit mjaft shumë flitet për furnizimin e Serbisë me armatim nga ana e Rusisë dhe efektet që mund të prodhojë ajo në raportet rajonale. Duke shfrytëzuar rrethanat aktuale në rajon, Moska zyrtare ka shtuar përpjekjet për një prezencë dhe ndikim më të madh nisur nga interesat kryekëput të saj. Ky ndikim ka reflektuar në raportet e Serbisë dhe Kosovës, raporton Kosova Info.

Përmes Serbisë ajo më së lehti ka realizuar prezencën dhe ndikimin e saj sepse pushtetet në Beograd kanë luajtur vetëm në atë letër. Me strategjinë e formësuar më 2014 të Moskës për rajon, kanë filluar të shtrijnë aktivitetet e tyre shumë organizata pro ruse në Serbi por që disa aktivitetet e tyre i kanë shtrirë edhe në veri të Kosovës. Një pjesë e këtyre organizatave të regjistruara në Serbi, që nuk i përmbahen veprimtarisë së tyre, që formalisht veprojnë me metodat e fuqisë së butë, janë formuar në veri të Kosovës menjëherë pas pavarësi më 2008. Janë bërë mjaft shumë aktive në vitin 2012 gjatë protestave të dhunshme në të ashtuquajturat “barrikada”. Nga disa qendra hulumtuese në Serbi thuhej se ka indikacione që aso kohe kanë pasur mbështetjen logjistike nga e ashtuquajtura Qendra Humanitare serbo-ruse në Nish. Shtimi i numrit të tyre në pjesë të tjera të Serbisë ka filluar në vitin 2008 ndërsa kanë filluar të forcohen në mënyrë intensive me fillimin e bisedimeve për normalizimin e raporteve të Beogradit dhe Prishtinës nën ombrellën e BE në fillim të vitit 2013. Ndërsa numri i aktiviteteve të tyre në Serbi ka filluar të shtohet gjatë viti 2015. Në Serbi përveç devalvimit të procedurave demokratike dhe mos mbështetjes së integrimeve evropiane, prioritet i veprimit të fuqisë së butë në Serbi dhe rajon kanë për qëllim zvarritjen apo ndalimin i procesit të normalizimit të raporteve të Beogradit dhe Prishtinës dhe demonizimin e procesit të bashkëpunimit apo anëtarësimit në NATO.

Presionet e hapura të Rusisë në Mali i Zi, mbështetja e hapur regjimit të korruptuar të Milorad Dodikut në RS , në destabilizimin e mëtejmë të BH, flasin se Serbia nga nacionalistët lojal serb në BH dhe Mali I Zi, mund të bëjë “Abhazi” apo “Oseti jugore” në Ballkan. A nuk është shitblerja e Industrisë së Naftës në Serbi më shumë politike, se një dil ekonomik: Ne juve NIS, ju për ne veton për njohjen e Kosovës në KS të OKB. Mbështetjen më të madhe Moska e ka gjetur në disa organizata në Serbi por që aktivitetet e tyre i kanë në veri të Kosovës. Nga disa hulumtime të Kosova Info. nga aspekti organizativ janë mjaft të veçanta organizatat me seli në veri të Kosovës ku edhe më tej funksionojnë degët e Agjencisë për regjistra biznesi të Republikës së Serbisë, tek e cila organizatat e shoqërisë civile regjistrohen si subjekte juridike, por jo edhe tatimore, që paraqesin rrethana lehtësuese për financimin jotransparent dhe aktivitetet në përgjithësi. Në mesin e organizatave më aktive janë: Srpski sabor Zavetnici, Kosovski Zavetnici, SNP Nashi dhe Srpski narodni pokret.

Organizata Zavetnici e themeluar më 15 shkurt 2012, me orientim pro rus, pohon se veprimin e tyre e kanë filluar pikërisht në Kosovë, pasi në vitin 2012 kanë pasur takimin e parë zyrtar në “barrikada”. Në faqen e internetit të organizatës si miq përmenden “Shtëpia ruse”, Ambasada e Federatës Ruse dhe Ambasada e Bjellorusisë. Sikurse në rastet e shumicës të organizatave të tilla, në veb faqe nuk ekzistojnë të dhëna për aktivitete, projekte apo donacione eventuale.

Qëllim kryesor kanë rikthimin e Kosovës në kuadër të Serbisë, ndërprerjen e bisedimeve me BE. Kjo organizatë në veb faqen e saj ka 24.500 përcjellës, shumica e anëtarëve janë student. E një rëndësie të veçantë vërehet se në qendër të vëmendjes mediale ndodhen kryesisht vajza të reja atraktive. Në këtë organizatë ka njerëz me dosje të mëdha krimogjene që I takojnë klaneve të ndryshme. Por ekzistojnë edhe teza se ata janë themeluar në Beograd dhe u është lejuar veprimi në veri të Kosovës. Me selinë në pjesën veriore të qytetit Mitrovica vepron organizata joqeveritare Shoqata e lolidaritetit serbo-sllav e KM “Grigorie Stepanovic Shqerbina.

Në pjesën veriore të qytetit Mitrovicë vepron edhe organizata “Kosovski front”, e themeluar një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e regjistruar në Agjencinë për regjistrat e bizneseve. Kjo organizatë mbledhë shumë përkrahës në të gjithë Rusinë, Ukrainë dhe Bjellorusi, ndërsa degën e ka në Moskë. Atë e udhëheq Aleksandër Kravcenko, ish vullnetar rusë në luftën në hapësirat e Jugosllavisë. Ai njëherit është redaktor i veb faqes srpska.ru. Kjo organizatë në veb faqen në facebook ka rreth 11.700 përcjellës. Kravcenko më 2011 ka ndërmarrë disa aksione në Moskë dhe Rusi për të njoftuar opinionin me ngjarjet në Kosovë dhe ka mbledhur ndihmë financiare për serbët në barrikada. Në atë periudhë në komunat në veri të Kosovës në disa vende ka filluar peticioni me një kërkesë ku serbët kanë kërkuar nga udhëheqësja ruse që tu mundësojë dy nënshtetësi serbo-ruse, me lutjen që vetëm Moska ti përfaqësojë para botës. 21.000 serbë asokohe I ka dorëzuar ambasadës ruse kërkesën për nënshtetësi. Kravcenko dhe Fronti I Kosovës kanë organizuar vizitë për fëmijët serbë në kampet në Rusi, ndërsa më atë rast Kravcenko ka thënë: “Në Rusi ka 2.500 klube , që kanë për qëllim që fëmijëve tu mësojnë aftësi të ndryshme por edhe luftarake. Pas këtyre kampeve qëndron shteti dhe kisha, ndërsa gjatë vijimit mësojnë aftësitë luftarake dhe ushtarake. Kjo mënyrë e punës , sipas fjalëve të Kravcenkos, ka treguar efikasitet, kisha e ka bekuar, e ka pranuar dhe aktivisht merr pjesë në këtë që nga viti 2014. Deri në mesin e korrikut Fronti I Kosovës kishte mbledhur në kuadër të aksionit “ Mburoja e Kosovës”, rreth 200.000 rubla, apo 4.000 euro. Me këtë rast Aleksandër Kravcenko tha : “Shumica e këtyre mjeteve I është dërguar pjesëtarëve të rajonit separatist Novorosija në Ukrainë.

 

Disa nga organizatat pro ruse janë themeluar me mbështetjen e vetë institucioneve të Serbisë

Disa nga organizatat pro ruse janë themeluar me mbështetjen e vetë institucioneve të Serbisë. Kështu studentë të fakultetit të shkencave politike në Beograd kanë themeluar Forumi politik serb, që ë 2007 dhe “Na mbështetni” e themeluar më 2015. Kjo organizatë në veb faqen e saj si miq nga donacionet e së cilës dhe ndihmës varej realizimi I një projekti përmend rininë e Universitetit të Beogradit, Kuvendin e Serbisë dhe Zyrën për Kosovë të qeveris së Serbisë. Pikërisht me mbështetjen e zyrës për Kosovë kjo organizatë ka mbajtur tribunën trekëndëshi Beograd, Prishtinë, Brukselin në dhjetor të 2015 në Kuvendin e Serbisë. Drejtori I Qendrës për studime evro atlantike Jelena Milic I është përgjigjur ftesës. Por pas brohoritjes për gjeneralin Vladimir Lazareviq, gjeneralin e dënuar nga tribunal I Hagës për përgjegjësi komanduese për krime lufte në Kosovë, I cili ishte liruar një ditë më herët, Miliq kishte braktisur tribunën. I pari që kishte brohoritur ishte koloneli Stevan Gjurovic, kryeshef i sigurisë së korpusit të Prishtinës gjatë luftës në Kosovë 1999. Për këtë incident në Kuvend mediat nuk kanë raportuar. Por përveç në Vojvodinë, Qendra Kulturore serbo-ruse në vitin 2012 është hapur edhe në Bujanovc, qytet në Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare. Veç këtyre organizatave që lejohet të ushtrojnë aktivitete në veri të Kosovës, një ndikim kanë edhe mediat. Fuqia e butë ruse është plasuar përmes portalit Sputnik që është e fokusuar jo vetëm në Mali I Zi por me theks edhe në Kosovë. Por në Serbi janë edhe tetë portale, dy organizata që kanë degë në Serbi, 16 medie pro ruse, gjashtë medie ruse dhe dy internet portale me pronësi të panjohur, që pa dyshim po ushtrojnë ndikimin e tyre. Nëse analizojmë qëllimet, metodat dhe efektet e këtyre organizatave dhe mediave pa dyshim që ato kanë ndikim negativ në stabilitet, demokratizim dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë nga sistemi paralel dhe grupe ekstreme . (I.K) /KI)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …