leoni

????????????????????????????????????

Kosova prodhon boronica mjaft cilësore

Në sheshin ‘Nëna Terezë’ po mbahen nga sot ‘Ditët e Boronicës’. Aty po ekspozojnë prodhimet e tyre kultivues të boronicës nga komuna të ndryshme të Kosovës. Në hapjen e këtij aktiviteti, në një ceremoni rasti, morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i USAID-it për Kosovë, James Hope.

Ministri Krasniqi, tha se kultivuesit e boronicës mbulojnë po thuajse të gjithë tregun e Kosovës, madje ata kanë potencial edhe për eksport. Ai theksoi po ashtu se boronica që kultivohet në Kosovë ka vlera të larta krahasuar më shumë vende të rajonit.

Ai shtoi se për herë të parë për ditën e boronicës po promovohet  një produkt jashtëzakonisht me potencial,  e cila në Kosovë veçanërisht ka një perspektivë të  jashtëzakonshme.

“Boronica e Kosovës krahasuar me shumicën e vendeve të rajonit, por edhe më gjerë ka përparësi edhe në kuptimin e cilësisë së saj. Ju sot patë vetëm  4 fermerë, të cilët  kultivojnë shumicën e sipërfaqeve me boronicë që në këtë vit janë rreth 20 hektarë në prodhimtari aktive”, deklaroi ai.

Ministri Krasniqi tha se sektori i pemëve është dhe do të jetë një prioritet për MBPZHR-në, duke rritur edhe mbështetjen çdo vit.

“Ne si ministri, kemi rritur dukshëm subvencionet për fermerët. Këtë  vit kemi ndarë diku 4 milionë euro për sektorin e pemëve manore. Jemi të kënaqur që ka një shtim të jashtëzakonshëm të fermerëve që kanë  përvojë dhe atyre që duan të merren me këtë sektor”, deklaroi Krasniqi.

Ai edhe njëherë ua rikonfirmoi mbështetjen e Qeverisë për projekte inovative dhe projekte me potencial që ia shtojnë vlerën sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij, drejtori i misionit të USAID-it James Hope, tha se boronicat janë të kualitetit shumë të lartë dhe janë shumë të shijshme.

“Nuk është fare për t’u habitur se  është duke u rritur kjo veprimtari dhe fermerët  kanë mundësi dhe potencial për treg të jashtëm. Kjo tregon fuqinë dhe potencialin  e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe mund të krijon vende të reja të punës dhe ta shtyjë përpara zhvillimin ekonomik”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …