driloni com
mbpzhr
muqa 900
vala – old
vipa
Fillimi / Institucionet / KPF dha dy rekomandime për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Malishevës

KPF dha dy rekomandime për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Malishevës

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçit, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku u shqyrtuan disa kërkesa dhe u dhanë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Për mbledhjen e ardhshme, KPF ka rekomanduar kërkesën e Kryetarit të Komunës së Malishevës, për formimin e Këshillit Organizativ, për kremtimin e festës zyrtare, 16 Qershorit-Ditës së  Çlirimit  dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Komiteti për Politikë dhe Financa, gjithashtu për mbledhjen e radhës së kuvendit, ka rekomanduar edhe rishikimin e buxhetit komunal, për vitin 2017.