KQZ-ja largon nga listat e votuesve 4 mijë e 656 persona

KQZ-ja largon nga listat e votuesve 4 mijë e 656 persona

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka larguar nga listat votueseve 4 mijë e 656 persona, pjesa dërmuese e të cilëve kanë qenë persona të vdekur si dhe persona të cilët kanë hequr dorë nga nënshtetësia. Lajmin e ka konfirmuar për “Kosovapress”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Për zgjedhjet e 11 qershorit janë hequr më shumë se 33 mijë emra të personave të vdekur. Pra dhe ky përmirësim që është bërë atëherë ndikon në cilësinë e listës votuese të zgjedhjeve lokale. Megjithatë edhe pas këtyre zgjedhjeve KQZ-ja në bashkëpunim me agjencionin për regjistrin civil, është angazhuar në pastrimin e mëtejshëm të listës votuese. Në këtë drejtim kemi rezultate. Janë 4 mijë e 656 persona të cilët janë larguar, nga lista votuese pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Këta janë emra të personave të vdekur, apo që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Duhet ta themi që pjesa dërmuese prej kësaj shifre, janë persona të vdekur, të cilët janë larguar nga lista votuese, me qëllim të pastrimit të kësaj liste”, ka deklaruar Elezi. Lista e votuese për zgjedhjet lokale të këtij viti përmban 1 milion e 890 mijë e 952 emra të votuesve. Të gjithë këta votues janë të shpërndarë nëpër 38 komuna të Republikës së Kosovës, pra në 899 qendra të votimit, me gjithsej 2 mijë e 505 votime.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …