leoni

Jakup Krasniqi

Krasniqi: Çdo formë e presionit që mund të ushtrohet mbi deputetët është antiligjore dhe antikushtetuese

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga deputetët që të mos e votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka përkujtuar se deputetët e kanë obligim ta ndërpresin esato-zogizmin për faljen e tokave shqiptare. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shtuar më tutje se çdo formë e presionit që mund të ushtrohet mbi deputetët është antiligjore dhe antikushtetuese. Është tepër e frikshme që kryetari i shtetit dhe kryeministri i kanë mbyllur sytë dhe veshët ndaj çfarëdo argumenti që është prezantuar nga ekspertët e pavarur për demarkacionin. Dalja nga kjo situatë do të ishte rishqyrtimi i kësaj çështje nga një komision i ri, i përbërë nga ekspertët e pavarur, ka theksuar ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …