Brickos

Krimineli i luftës, Vinko Pandureviq ekspert i Marko Gjuriqit, lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën

Krimineli i luftës, Vinko Pandureviq ekspert i Marko Gjuriqit, lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën

Dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën ka bërë që të mbahen tryeza të rrumbullakëta, nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq (i cili është gjithashtu kryetar i Grupit Punues për Dialogun e Brendshëm). Ata janë të zënë  me diskutime dhe propozime, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, për të cilën përfaqësuesit serbë kanë vendosur vetë. Në mesin e ekspertëve, të një tarafi të tillë, Marko Gjuriq ka zgjedhur edhe Vinko Pandureviqin, një kriminel i dënuar i luftës. Pandureviç ishte komandant i Brigadës së Trupave të Drinës të Ushtrisë së Republikës Serbska, në Zvornik, ku  mori pjesë në sulmin kundër  Srebrenicës, në korrik të vitit 1995 dhe okupimin e enklavës nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Tribunali i Hagës e dënoi me 13 vjet burg për “vrasje, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, për akte çnjerëzore, transferimin e dhunshëm të popullsisë, për ndihmën dhe nxitjen e shfarosjes së myslimanëve boshnjakë. Ai u gjet gjithashtu fajtor për ndihmën dhe nxitjen e vrasjes së dhjetë myslimanëve  të plagosur, në spitalin Milic. (Tomislav Markoviq, Al-Xhazira).

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …