Kroacia nuk ndërton pengesa fizike në kufi për të ndalur të rrezikuarit me jetë nga Siria dhe Iraku

Kroacia nuk ndërton pengesa fizike në kufi për të ndalur të rrezikuarit me jetë nga Siria dhe Iraku

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç nuk e sheh të arsyeshme që të ndërtohen pengesa fizike në kufirin kroat, për të ndalur valën e re të mundshme të emigrantëve nga Siria dhe Iraku. Ai tha se ka shumë mënyra për të mbrojtur kufijtë dhe së Kroacia ka kontroll të plotë, ndërsa Ministria e Brendshme dhe policia kanë ngritur nivelin e tyre të gatishmërisë në të gjitha pjesët e kufirit, e në veçanti në pjesët e gjelbëruara, ku ka pasur lëvizje më të madhe të emigrantëve, raporton TV N1. Deklarata e kryeministrit kroat kumtohet  pasi Sllovenia ka filluar që të ndërtojë një gardh metalik për gjatë vijës kufitare me Kroacinë.  Por kryeministri kroat, zotohet se Kroacia është e përkushtuar që të mbrojë jo vetëm kufijtë e shtetit të tij, por edhe ata të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …