Erion Veliaj: Pse nuk i nxjerrin fëmijët e vetë në protestat me molotiv, S. Berisha, M. Kryemadhi, Luli e të tjerët?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëron gjoba të rënda ndaj ndotësve të ambientit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në ditën kushtuar pastrimit të qytetit është shprehur se Tirana është më e pastër sot sesa që ishte një vit e gjysmë më parë, ndërsa i ka ftuar qytetarët që aktin më patriotik ta shfaqin duke mbajtur pastër mjedisin ku jetojnë. Duke parë nivelin në rritje të sëmundjeve në kryeqytet por edhe në qytete të tjera Veliaj ka bërë të ditur se do t’i propozojë qeverisë dhe kryeministrit Rama një ligj për ndalimin e qeseve plastike, si ndotësit kryesorë të ambientit. Ndërsa me tutje shtoi ai se inspektimet e Bashkisë dhe gjobat do të vijojnë të jenë të rënda ndaj ndotësve, duke përmendur kryesisht gomisteritë.  Veliaj theksoi se më mirë të nxisësh debate sesa të thuash “o sa mirë me qenë shqiptar” dhe nga ana tjetër të mos duash vendin tënd, më e pakta duke mos kontribuar në mbajtjen pastër, e më e keqja duke e ndotur atë.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …