Kryekuvendari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi u prit në një takim të veçantë nga kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryekuvendari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi u prit në një takim të veçantë nga kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi u prit në një takim të veçantë nga kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, me delegacionin që e shoqëronte në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, të përbërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryekuvendarët vunë në dukje faktin se vizita të këtij niveli janë padyshim një tregues i shkëlqyer i bashkëpunimit të ngushtë politik e vëllazëror mes dy vendeve, i cili shtrihet në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe shërben si një inkurajim në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Gjatë bashkëbisedimit, Ruçi dhe Veseli ndanë mendime të përbashkëta lidhur me përforcimin e hapave në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, atij ekonomik, rrëzimit të barrierave tregtare, ndërlidhjes infrastrukturore, etj. Në funksion të kësaj, ishte dakordësimi i të dy kryetarëve për krijimin e një komiteti të përbashkët parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …