vala – old
vipa
muqa 900
mbpzhr
driloni com
Fillimi / Lajmet / Kryeministri Haradinaj: Aleatët tanë më shumë se kurrë janë me Kosovën dhe FSK-në
Kryeministri Haradinaj: Aleatët tanë më shumë se kurrë janë me Kosovën dhe FSK-në

Kryeministri Haradinaj: Aleatët tanë më shumë se kurrë janë me Kosovën dhe FSK-në

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i është organizuar pritje ceremoniale , gjatë vizitës që ai i bëri Forcës së Sigurisë së Kosovës.Kryeministri Haradinaj i cili gjatë kësaj vizite u njoftua për të arriturat e Forcës së Sigurisë, tha se ky është një institucion, shembull i suksesit. Ndërsa tha se aleatët e Kosovës më shumë se kurrë janë me Kosovën dhe FSK-në, për t’i dhënë  mandatin kushtetues ushtrisë së Kosovës.

“Ka dhe institucione që flasin për sukses. Pra këtu është një adresë,  që mund të flasim vetëm për sukses. Është një adresë  ku suksesi më i madh është  besimi i qytetarëve të vendit me FSK-në, me Ministrinë. Ky besim duhet të lakmohet nga plot institucione tjera të vendit., kjo shkallë e lartë e besimit. Ka një sekret pse ekziston ky besim. Është një besnikëri në shërbim  të gjithë pjesëtarëve  të forcës. Është një  besnikëri në misionin që kanë me i shërby atdheut, me i shërby qytetarëve. Po ashtu është  besnikëri ndaj aleatëve të Kosovës, në temën e sigurisë.  Aleatëve që mund t’iu  them dhe mund ta konfirmoj, që më shumë se kurrë janë sot me Kosovën me FSK-në,  me perspektivën e Kosovës për t’i dhëne mandatin kushtetues ushtrisë së Kosovës. Ushtri që e kem, por që duhet t’i japim mandatin kushtetues”, tha  Haradinaj.

Ndërsa tha se përcaktimi drejtë NATO-s është legjitim  dhe në përputhje të plotë dhe me interesin e komunitetit jo shumicë që jetojnë në Kosovë dhe se i garanton dhe serbët e Kosovës.“Përcaktimi ynë  me shku drejt NATO-s është një përcaktim legjitim. Ky përcaktim i dedikohet  të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Gjithë qytetarëve. Ky përcaktim është në përputhje të plotë me interesin e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë. Ky përcaktim i garanton edhe serbet e Kosovës. Pra  sjellë me shumë siguri. Rekrutimi pjesëmarrja e qytetarëve serb të Kosovës në FSK, është nga ana e secilit është investim i qytetarit në sigurinë e shoqërisë në të cilën jeton. Kjo është një arritje e madhe.  Jam i bindur qe FSK do ta vazhdon këtë perspektive të rritjes së besimit dhe te komuniteti serb ashti sikurse është në proces të mirë”, tha kryeministri Haradinaj. Kjo ishte vizita e parë e Haradinajt  në FSK pasi që mori detyrën e kryeministrit