Kryeministri Haradinaj e fton zëvendës-ndihmës sekretarin Pete Marocco që ta vizitojë Kosovën

Kryeministri Haradinaj e fton zëvendës-ndihmës sekretarin Pete Marocco që ta vizitojë Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Tiranë, ku po merr pjesë në takimin e 15-të të Evropës Juglindore, ka zhvilluar një takim pune me zëvendës-ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. Ai e ka njoftuar sekretarin Marocco për progresin e arritur në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit, parandalimin e radikalizmit ekstrem, rritjen e qëndrueshme ekonomike prej 4.4% dhe për arritjen e mbajtjes së borxhit publik të ulët. “Kosova dhe populli i saj janë të përkushtuar për rrugën evropiane dhe anëtarësim në Aleancën Veriatlantike NATO”, tha kyeministri Haradinaj duke e ftuar zëvendës-ndihmës sekretarin Marocco që të vizitojë Kosovën dhe të njoftohet nga afër me punën dhe të arriturat e vendit. Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri Haradinaj, e ka falënderuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për ndihmën e çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë në vazhdimësi Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …